Sondazhi kombëtar, Harris ‘fiton’ votuesit e pavarur, 52% janë pro demokrates dhe 36% pro Trump

Sondazhi kombëtar, Harris ‘fiton’ votuesit e pavarur, 52% janë pro demokrates dhe 36% pro Trump

Donald Trump dhe Kamala Harris

Kamala Harris rezulton e preferuara e votuesve të pavarur, të cilët shihen si një kategori mjaft e rëndësishme në përcaktimin e fituesit të garës presidenciale të Nëntorit.

Një sondazh i ri kombëtar i kryer nga Tipp Insight një faqe e specializuar në statistika dhe sondazhe, e nxjerr Kamala Harris të fituar me një diferencë të fortë kundrejt Donald Trump, tek votuesit asnjanës.

Sipas sondazhit, 52 përqind e tyre do të votojë Harris ndërsa 36 përqind e tyre do të votojnë Donald Trump. Sipas sondazhit, 10 përqind e të pyeturve nuk janë të sigurt për zgjedhjen që do të bëjnë ndërsa 2 përqind e të anketuarve thonë se do të votojnë një kandidat tjetër.

Të pavarurit janë një bllok votuesish që pritet të kenë një rol vendimtar për të dy Harris dhe Trump dhe fitoren që kërkojnë. Fituesi sipas analizave që po i paraprijnë zgjedhjeve të nëntorit do të vijë me një rezultat të ngushtë në vetëm një pjesë të vogël të atyre që njihen si “sëing states” shtetet kyçe të fushëbetejës.

Agjencia që zhvilloi sondazhin kombetër anketoi amerikanët në rang kombëtar midis datave 2dhe 4 tetor. Edhe luhatjet më të vogla tek votuesit e pavarur mund të jenë decizive sipas Tipp Insight për të përcaktuar nëse këto shtete fitohen nga secili kandidat.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Uragani apokaliptik ‘Milton’ godet Floridën, mijëra njerëz në arrati! Shkencëtarët shtangen nga ndryshimi i forcës së tij: Moti s’po parashikohet më! (VIDEO)

Uragani apokaliptik ‘Milton’ godet Floridën, mijëra njerëz në arrati! Shkencëtarët shtangen nga ndryshimi i forcës së tij: Moti s’po parashikohet më! (VIDEO)