Sondazhi, mësuesit detyrojnë
nxënësit të shkojnë në kurse

Sondazhi, mësuesit detyrojnë<br />nxënësit të shkojnë në kurse
TIRANE - Më shumë së gjysma e nxënësve të shkollave të mesme dhe 9-vjeçare në qytetin e Durrës, Elbasan dhe Peshkopi, thonë se kurset private në lendët e ndryshme zhvillohen nga disa mësues të lëndës në mënyrë të detyruar. Për këtë ata pohojnë që këta mësues ushtrojnë dhunë psikologjike ndaj tyre si ulja e notës.

Kjo sipas një sondazhi të bërë në shkollat e këtyre qyteteve nga “Zëri 16+” dhe organizata për mbrojtjen e fëmijëve Save the Children. Në raportin e publikuar nga ta thuhet se “Lidhur me zhvillimin e kurseve private në lendët e ndryshme, mbi gjysma e nxënësve të anketuar na kanë treguar se ato zhvillohen nga disa mësues të lëndës në mënyrë të detyruar.

Për këtë ata pohojnë që këta mësues ushtrojnë dhunë psikologjike ndaj nesh në forma si: ulja e notës, përdorimi i epiteteve fyese, diferencimit nga nxënësit e tjerë dhe të bërtiturit me qëllim frikësimi.

Një dukuri edhe më negative është se ka disa mësues që nuk zhvillojnë kurse private por, kërkojnë zarfin me para gjë që bën të mundur deformimin e karakterit tonë.” shkruhet në raport.

Ndonëse këto kurse janë të ndaluara kategorikisht, me urdhër të ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj, që prej vitit 2009, ato zhvillohen krejt normalisht nga mësues të shkollave të mesme publike dhe jopublike, të cilët kundrejt pagesës mësojnë nxënësit, në varësi të mangësive që kanë në lëndë të caktuara.

Për këtë problematikë ata japin edhe rekomandimet, sipas raportit MASH duhet të veprojë më kronkretisht  për ta luftuar zhvillimin e kurseve të detyruara nga mësuesit, për të eliminiuar dukurine e “kërkimit të zarfave” në këmbim të notës.

Një tjetë problematikë që ngrihet në raportin e “Zëri 16+” dhe Save the Children është dhe përdorimi i lëndëve narkotike nga nxënësit. “Fëmijët, e sidomos djemtë, i përdorin këto lëndë kryesisht nga ndikimi i shoqërisë, ndjesia për t’u dukur, kureshtja (në masen 85%), grindjet në familje, shpërfillja nga shoqëria, etj.

Problemet shqetësuese që ne evidentuam janë: tendenca në rritje e numrit të përdoruesve të lëndëve narkotike mënyrat për të siguruar lekët për blerjen e drogave që shpeshherë janë vjedhjet, marrja borxh dhe puna si shpërndarës” shkruhet në raport.

Për këtë në raport thuhet se duhet të planifikohen sa më shumë  aktivitete kulturore, mësimore dhe sportive për të bërë të mundur rritjen e tyre në pjesëmarrjen sociale.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 07.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Gjermani, AfD pritet të dalë e para në Tyringen dhe e dyta në Saksoni

Gjermani, AfD pritet të dalë e para në Tyringen dhe e dyta në Saksoni