Sondazhi në 6 qarqe: 70% e qytetarëve pohojnë se barnat në Shqipëri nuk janë të sigurta

Sondazhi në 6 qarqe: 70% e qytetarëve pohojnë se barnat në Shqipëri nuk janë të sigurta

Foto ilustruese

Largimi nga Shqipëria, 50% e qytetarëve rendisin shëndetësinë si faktorin kryesor

Plaga e madhe që po largon shqiptarët jashtë vendit dhe po u mohon të drejtën e tyre të sanksionuar në kushtetutë për kujdes të barabartë shëndetësor. Mosbesim në nivele alarmante për cilësinë e barnave që qarkullojnë në tregun farmaceutik, veçanërisht për medikamentet e skemës së rimbursimit . Pamundësi për të përballuar ato ilaçe që vetë mjekët i rekomandojnë si efektive për trajtimin e sëmundjeve, të cilat kurrsesi nuk mbulohen nga shteti. Këto janë vetëm disa nga gjetjet e studimit të kryer nga institui axhenda ditët e para të shtatorit, në lidhje me kujdesin shëndetësor publik në vendin tonë, veçanërisht sa i përket trajtimit me medikamente. Sipas të dhënave të studimit të kryer në 6 qarqet, më të mëdha të vendit 70% e qytetarëve pohojnë se shteti shqiptar nuk ofron mbështetje të mjaftueshme financiare për trajtimin me barna përmes skemës së rimbursimit. Kjo e fundit për herë të parë gjatë këtyre 20 viteve, nuk ishte prekur për 3 vite e gjysmë deri në korrikun e këtij viti duke ngritur sërish shumë pikëpyetje se sa përparësi ka trajtimi mijra përfituesve të skemës. Një pjesë e mirë e tyre pohojnë se ilaçet që marrin nuk japin efektin e duhur, kjo pasi për të reduktuar kostot lihen alternativat më të lira. Sipas studimit, rreth 39 % e qytetarëve pranojnë se vetë mjekët i kanë këshilluar që të blejnë ilaçet për trajtimin e sumundjeve të tyre, pasi medikamentet e listës së rimbursimit sipas tyre nuk janë të efektshme.

Siguria e barnave dhe pamundësia për të mbuluar trajtimin

Pjesa dërrmuese e qytetarëve beson se ilaçet që qarkullojnë në vendin tonë nuk janë të sigurta . Plot 38% e qytetarëve të cilët kanë pasur nevojë për trajtim shëndetësor me medikamente nuk kanë pasur mundësi ekonomike të blejnë medikamentet e nevojshme ndërsa rreth 19% e tyre I kanë blerë me vështirësi. Përballë kësaj situatë vihet re shpërfillje dhe padije për atë që shteti ka detyrim t’u garantojë. Nga anketimi në 5 qarqe rezulton se rreth 50% e qytetarëve nuk kanë fare dijeni për listën e rimbursimit të barnave. Përballë kësaj situate, humbja është sërish vetëm e tyrja. Pyetjes nëse gjatë 12 muajve të fundit, u ka ndodhur të mos blenë dot barnat e udhëzuara nga mjeku, ngaqë kanë qenë shumë të shtrenjta dhe nuk rimbursoheshin nga shteti, I janë përgjigjur me “PO”, rreth 39% e të anketuarve, shifër kjo që dëshmon qartë se për shkak të pamundësisë ekonomike për të përballuar çmimet, ata i kanë mohuar vetes trajtimin e duhur, çka në fakt është detyrim ligjor për shumë sëmundje që të mbulohen nga shteti. Trajtimi në kohë me barnat e duhura jo vetëm rrit shanset e një shërimi dhe zvogëlon rrezikun e përkeqësimit të sëmundjes. Gjithashtu do të sillte rezultate e kursim edhe për vetë shtetin, pasi do të evitohej përkeqësimi dhe hospitalizimi i cili ka koston më te lartë.
Duke siguruar qasjen në barnat e duhura, qeveria mund të shmangë koston në menaxhimin e pasojave të trajtimit jo të duhur. Prioriteti i kujdesit të hershëm dhe efektiv sjell përfitime si për pacientët ashtu edhe sistemin e kujdesit shëndetësor në tërësi.

Buxheti i ulët për rimbursimin, treg me probleme dhe shoqëri e “sëmurë”

Qasja për tju dhënë mundësi qytetarëve të përfitojnë nga trajtimet më të avancuara me barna nuk ka të bëjë vetëm me shëndetin, ka të bëjë fuqinë ekonomike. Një popullatë e shëndetshme do të thotë një fuqi punëtore më e forte dhe një ekonomi më e zhvilluar. Ilaçet moderne janë një investim thelbësor në shëndetin e popullatës, që sjell përfitime për njerëzit dhe gjithë shoqërinë . Por referuar shifrave të IQIVIA (organizatës globale që raporton mbi të dhënat në shëndetësi), pavarësisht aspiratave për tu integruar në bashkimin europian, vendi ynë mbetet larg standardit të këtyre vendeve pasi vetëm 5% e GDP-së është buxheti i shëndetësisë, ndërkohë që mesatarja europiane është 10.9%. Niveli i mbulimit me barna të rimbursueshme në Shqipëri nuk kalon 37% ndërsa mesatarja për Europën është 61%. Kësaj situate i shtohen dhe problemet të shkaktuara nga nga vonesa e pashpjegueshme për miratimin e listës së re. Kjo vonëse aktualisht ka sjellë një sërë problemesh në tregun farmaceutik. Mungojnë shumë ilaçe që janë në listën e barnave te rimbursueshme, pasi distributorët nuk kanë ndërmarrë riskun për të krijuar stok. Aktualisht nga ekspertët e shëndetësisë, situata me buxhetin e akorduar për barnat e rimbursueshme tregon se pika më e dobët e këtij sistemi nuk janë investimet në aparatura, por pikërisht trajtimi me ilaçe, i cili në kushtet aktuale më shumë sëmur se shëron qytetarët, duke iu mohuar një të drejtë themelore.

Sondazhi

Opinioni i qytetarëve për situatën e barnave mjeksore

Në kuadër të një studimi të Institutit Agenda, zhvilluam një anketim rreth barnave mjeksore në shtatë qytetet më të mëdha të vendit: Tiranë, Durrës, Fier, Elbasan, Shkodër, Vlorë, Korçë. Anketimi u realizua duke dërguar 2000 SMS krejt të rastësishme në këto shtatë qytete. Plot 1112 banorë të rritur të tyre e klikuan linkun e pyetësorit të dërguar me SMS dhe e plotësuan atë, ndërkohë që kampioni u ripeshua statistikisht, për ta përfaqësuar popullsinë e rritur të këtyre shtatë qyteteve sa më mirë gjeografikisht, demografikisht dhe politikisht. Marzhi maksimal i gabimit statistikor të sondazhit rezultoi plus/minus 2.95%./ Javanews

Të dhënat e sondazhit

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare