Këto janë gjetjet e sondazhit të institutit italian "Piepoli" i cili u prezantua në Report Tv sot për dy orë me radhë. Nga një kampion prej 800 të intervistuarish, PS fiton zgjedhjet parlamentare dhe siguron 69 deri në 73 mandate, sipas marzhit të gabimit, ose 48-52% të votave.
PD do merrte 28-32% të votave ose 41-45 mandate në Kuvend. Lëvizja Socialiste për Integrim, në rang kombëtar sipas sondazhit ruan të njëjtat shifra si në 2013-ën me 9-13% të votave ose 14-18 deputetë në Kuvend.
Sipas projeksioneve të sondazhit, mandate parashikohet të marrin edhe parti të vogla si LIBRA, SFIDA, FRD dhe PDIU nga 2-4 mandate.
Të dhënat e sondazhit u prezantuan nga presidenti i Institutit "Piepoli", Roberto Baldassari. Sondazhet në Report Tv do jenë të përjavshme deri në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.
[gallery]22592[/gallery]
Pjesa e Dytë
Pjesa e Parë
Nëse zgjedhjet do zhvilloheshin sot 140 mandatet në Kuvendin e Shqipërisë do të ndaheshin kështu?
PS, 48-52% vota, 69-73 mandate
LSI, 9-13% vota, 14-18 mandate
PBDNJ- 0-2% vota, 0-2 mandate
PD, 28-32% vota, 41-45 mandate
PR, 1-3% vota, 1 mandat
PDIU, 1-2% vota, 2-4 mandate
FRD, 0-2% vota, 0-1 mandate
LIBRA, 1-3% vota, 1-3 deputetë
Sfida 1-3 % vota, 1-3 deputetë
Si ndahen mandatet në Qarkun e Tiranës
PS, 51-55% vota, 15- 19 mandate
PD, 27-31% vota, 9- 13 mandate
LSI, 5-7% vota, 1-3 mandate
LIBRA, 3-5% vota, 1-2 mandate
PDIU, 0-2% - 0-1 mandat
FRD, 1-3%, 0-1 mandat
Sfida, 3-5%, 1-3 mandate
Anketa, vlerësohet puna e Ramës
Sipas këtyre të dhënave, 30% e të anketuarve janë votues të PD-së të cilët vlerësojnë punën e Ramës.
Dy nga tre të anketuarit vlerësojnë pozitivisht punën e kryeministrit Edi Rama. 29% janë përgjigjur "Shumë Mirë", 27% 'Mirë', 'Mjaftueshëm' 19%, ndërsa 'Dobët' janë përgjigjur 12%.
Ndërkohë puna e Bashës në drejtimin e opozitës nuk vlerësohet në shifra të kënaqshme. "Shumë mirë" punën e Bashës e kanë vlerësuar 12% e të anketuarve, "Mirë" 31%, "Mjaftueshëm" 32%, "Dobët" 23% dhe "Nuk e di" - 2%.
Edhe sa i takon besueshmërisë, Edi Rama kryeson me 40% që i besojnë 'Shumë', ndërsa 27% i besojnë Bashës. Liderët më pak të besueshëm janë Blushi, Meta dhe Berisha respektivisht 5%, 15% dhe 22%.
Të dhënat e sondazhit në Report Tv nga “Instituto Piepoli”
Veliaj më i besuari me 43%
Surprizuese janë të dhënat sa i takojnë kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Në sondazhin e zhvilluar në të gjithë vendin, 43% janë shprehur se i besojnë 'Shumë' atij, pra duke u renditur edhe mbi kryeministrin me 40%.
Besimi te lideri shqiptar, kryeson Veliaj me 58%
Ndërsa pyetjes se cilit lideri shqiptar i besojnë më shumë, 58% janë përgjigijur për Erion Veliajn, 55% për Edi Ramën, 41% për Edi Ramën, 38% për Sali Berishën, 33% për Ilir Metën dhe 225 për Ben Blushin.
Si e vlerësoni punën e bërë nga Kryeministrit Edi Rama?
Shumë mirë - 29%
Mirë - 37%
Mjaftueshëm – 19%
Dobët - 12 %
Nuk e di – 3%
(Përgjigjet e sondazhit për punën e kryeministrit)
Si e vlerësoni punën e kryetarit të opozitës, Lulzim Basha?
Shumë mirë - 12%
Mirë - 31%
Mjaftueshëm - 32%
Dobët - 23%
Nuk e di - 2%
Sa besim keni te kryeministri Edi Rama?
Shumë - 40%
Mjaftueshëm - 15%
Pak - 14%
Aspak - 28%
Nuk e di - 3%
Sa besim keni te kreu i PD Lulzim Basha?
Shumë - 27%
Mjaftueshëm - 14%
Pak - 14%
Aspak - 40%
Nuk e di - 3%
Sa besim keni te Ilir Meta?
Shumë - 15%
Mjaftueshëm - 18%
Pak - 23 %
Aspak - 41%
Nuk e di - 3%
Sa besim keni tek Sali Berisha?
Shumë - 22%
Mjaftueshëm - 16%
Pak - 14%
Aspak - 46%
Nuk e di - 2%
Sa besim keni te Ben Blushi?
Shumë - 5%
Mjaftueshëm - 17%
Pak - 23%
Aspak - 51%
Nuk e di - 4%
Sa besim keni te Erion Veliaj?
Shumë - 43%
Mjaftueshëm - 15%
Pak - 11%
Aspak - 29%
Nuk e di - 2%
Sondazhi në Report Tv, i përjavshëm
Report TV, në bashkëpunim me Institutin "Piepoli", institucioni më i vjetër dhe më i famshëm i sondazheve në Itali, do të nxjerrë çdo javë një sondazh me parashikimin e votimit.
Instituti "Piepoli", i cili i vetmi gjeti një muaj para se të shpallej, rezultatin e zgjedhjeve vendore të vitit 2015, rikthehet në Shqipëri, për të parashikuar se ç'do të ndodhë me votimin e 25 qershorit.
Sondazhi nga kompania lider në Itali
“Instituto Piepoli” është themeluar nga Nicola Piepoli, 82-vjeçari që prej më shumë se gjysmë shekulli ka realizuar matje të opinionit publik përpara çdo zgjedhje të përgjithshme apo lokale të mbajtur në Itali.
Një ndër sondazhet e fundit politike të realizuar nga ky grup ishte ai për referendumin e ndryshimeve kushtetuese të propozuar nga ish-Kryeministri Renzi në dhjetor 2016.
“Piepoli”, në bashkëpunim me televizionin shtetëror “RAI” parashikoi një rezultat prej 42% pro dhe 58% kundër, ndërsa në publikimin e “exit poll” pas zgjedhjeve e korrigjoi këtë rezultat në 41% me 59%. Rezultati final lëvizi nga parashikimet me vetëm 0,1%, duke qenë 40,9% pro dhe 59,1% kundër.
“Piepoli” ishte gjithashtu i pari që parashikoi fitoren e befasishme të Bashkisë së Romës dhe disa bashkive të tjera të mëdha nga lëvizja “Cinque Stelle” në 2016-n.
Aktualisht, ky grup është duke bashkëpunuar rrjetin “RAI”, duke nxjerrë në mënyrë të vazhdueshme projeksione për zgjedhjet vendore që zhvillohen në disa zona të Italisë brenda këtij muaji, në datat 11 dhe 25 qershor.
“Instituto Piepoli”, përveç zgjedhjeve të përgjithshme, prej disa dekadash është i punësuar për të bërë sondazhe të përjavshme për matjen e popullaritetit të qeverisë italiane, pavarësisht ndryshimeve që kanë ndodhur në kabinet.
Metodat e përdorura nga profesionistët e grupit “Piepoli”, si dhe mënyra e tyre e sofistikuar në përzgjedhjen e kampionit nga i cili del rezultati, i kanë mundësuar këtij grupi që të arrijë rezultate të shkëlqyera, duke qenë në 99% të rasteve brenda marshit të gabimit prej 2,5%.
Pasi ka punuar me shumë parti dhe lidera politikë, shumë televizioneve që masin audiencën e tyre, kompani që realizojnë kërkime tregu dhe pas disa dhjetëra përvojave në matjet e popullaritetit të zgjedhjeve jashtë vendit, “Instituto Piepoli”, në bashkëpunim me “Report tv" është duke realizuar të parën matje të saktë të popullaritetit që kanë partitë politike në vend.