Sondazhi në BE: 83% e grave, të detyruara të ndryshojnë rutinën ditore për të shmangur ngacmimet

Sondazhi në BE: 83% e grave, të detyruara të ndryshojnë rutinën ditore për të shmangur ngacmimet

83% e grave të moshave 16 deri në 39 janë të detyruara të ndryshojnë sjelljet e tyre apo personat me të cilët shoqërohen për të shmangur dhunën apo ngacmimet seksuale, duke kufizuar kështu lirinë personale, thuhet kështu në raportin e publikuar nga Agjencia Evropiane për të drejtat themelore.  Gratë janë më të prirura të përjetojnë ngacmime seksuale dhe shpesh ndryshojnë sjelljet e tyre për të shmangur rreziqe të kësaj natyre.  Rreth 41% e grave shpesh shmangin situatat ku mund të jenë vetëm me dikë që njohin, nga frika e ngacmimeve apo dhunës, në krahasim me 25% të burrave.  Ky sondazh i publikuar në shkurt, mbi sjelljet e qytetarëve të BE-së dhe mbi krimin, gjithashtu zbulon se burrat në shumicën e rasteve janë shkaktarë dhe viktima të dhunës fizike, ndërkohë që gratë janë viktima të dhunës seksuale.

Në raportin be bërë publik theksohet se gratë janë viktima të dhunës nga anëtarë të familjes dhe gjasat që ata të raportojnë rastet e dhunës janë tejet të pakta.

Agjencia e BE-së për të Drejtat Themelore të Njeriut i bën thirrje shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, gjatë Ditës Ndërkombëtarë të Gruas, të fuqizojnë gratë për të raportuar incidente të kësaj natyre. Rasti që u bë viral është ai i blogeres franceze Amelie Challeat e cila kur po kthehej nga spitali së bashku me foshnjën e saj të sapolindur.  Përmes një postimi në rrjetet sociale Challeat tha se fqinji i saj e goditi në fytyrë pasi u inatos se ajo kishte parkuar makinën në derën kryesore të godinës. Ajo shkruan se ju desh shumë kohë për të planifikuar një takim në rajonin e policisë për të denoncuar dhunën.

Sondazhi i Agjencisë së BE-së zbulon se në shtete anëtare, denoncimi i dhunës varion nga një vend të tjetrin. Në Francë dhe Gjermani, numri i denoncimeve nga gratë është më i lartë se në Greqi apo Finlandë.

Të dhënat tregojnë se njerëzit që janë më të varfër dhe të papunë  përjetojnë nivele të larta të dhunës. Pakicat etnike dhe komuniteti LGBTQ përjetojnë nivele të larta të dhunës po ashtu.

Agjencia shpreson që të dhënat do të ndihmojnë shtetet anëtare për të adresuar çështjet e dhunës, veçanërisht për gratë dhe grupet e tjera të njerëzve që janë më të ndikuara në BE.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja