Sondazhi/ Të anketuarit: Nga
PDIU po përfiton Shpëtim Idrizi

Sondazhi/ Të anketuarit: Nga <br />PDIU po përfiton Shpëtim Idrizi
TIRANE - Kush po përfiton realisht nga Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet? Kësaj pyetje në sondazhin në faqen online të Shqiptarja.com, i janë përgjigjur më shumë se 3100 persona, duke e renditur këtë sondazh ndër më të votuarit e faqes.

Sipas qytetarëve, që i janë përgjigjur kësaj pyetjeje, përfituesi kryesor nga kjo parti është vetë drejtuesi i saj, Shpëtim Idrizi, fakt që e theksojnë të paktën 80 % e votuesve në këtë sondazh.

Ndërkaq, 17 % e tyre mendojnë se përfiton kauza e çështjes çame dhe vetëm 2 % shprehen se përfitues real të kësaj partie dhe politikës së ndjekur prej saj, janë çamët.

Vetëm një ditë më parë, përfaqësues të komunitetit çam shprehën pakënaqësitë ndaj drejtuesit të PDIU-së, Shpëtim Idrizit, duke deklaruar se ai nuk përfaqëson interesat e këtij komuniteti. Si pasojë, ata krijuan Senatin çam.

SONDAZHI

(Rezultatet e Sondazhit deri më 17:15)


Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Mashtrimi për bursa studimi e udhëtime falas në SHBA, arrestohet organizatori i skemës (Emri)

Mashtrimi për bursa studimi e udhëtime falas në SHBA, arrestohet organizatori i skemës (Emri)