Soni Malaj: Mirko më surprizon çdo ditë
Ti e mësove Mirkon të thoshte “me gjithë zemër” në shqip? – Jo foli vetë. Nuk e di ku e kishte mësuar. Ai mua më surprizon çdo ditë. Kështu është shprehur Soni, këngëtarja e dashur e publikut për një nga detajet e shumta të ceremonisë së saj të dasmës, e cila u zhvillua të hënën në ambientet e Sheraton Hotel. Ishte çifti i mbrëmjes i përzgjedhur këtë
Ti e mësove Mirkon të thoshte “me gjithë zemër” në shqip? – Jo foli vetë. Nuk e di ku e kishte mësuar. Ai mua më surprizon çdo ditë. Kështu është shprehur Soni, këngëtarja e dashur e publikut për një nga detajet e shumta të ceremonisë së saj të dasmës, e cila u zhvillua të hënën në ambientet e Sheraton Hotel. Ishte çifti i mbrëmjes i përzgjedhur këtë vit nga Geraldina Sposa, ndryshe nga vitet paraardhëse ku ka qenë e ftuar nderi një personazh i njohur publik. Çifti shkëlqente.
Shumë vajza beqare u emocionuan po aq sa edhe nusja, por edhe ata që e kanë kaluar këtë moment të jetës së tyre nuk mbetën pas me emocionet. Gjithçka ishte perfekte, të dy të pashëm, gazmor dhe sportiv i bënë të gjithë për vete. “Fustani ishte shumë i bukur, një fustan nga Zuhair Murad”- tregon Soni. Madje ajo thotë se provat i kishte bërë me një fustan tjetër dhe kur në fund të ceremonisë e kishte pyetur Mirkon se si i dukej fustani. “Ai as që e kishte vënë re. Ishte më i emocionuar se unë”, tregon ajo duke qeshur e duke kujtuar sa më shumë detaje nga ajo ceremoni.
Këngëtarja, tashmë nënë e një vajze së bashku me Mirkon, rrëfen diferencën e emocioneve mes dasmës në Spanjë dhe kësaj këtu; “Kam dëshiruar gjithnjë privatësinë, duke qenë se gjërat po shkojnë më shumë drejt saj. Ceremonia në Spanjë ka qenë diçka shumë e veçantë për mua”.
E megjithatë të martohesh është shumë bukur, e kur dashuria është po aq e fortë sa ditën e parë, mund të thuash “Po” pa u lodhur për gjithë jetën. Por pjesa më e bukur e një gëzimi mbeten përherë urimet. “Ardit Gjebrea ka qenë një nga njerëzit që më ka emocionuar pa masë me urimet e tij. Ka bërë disa statuse. Po ashtu edhe Bleona Qerreti, e cila më ka shkruar nga Amerika”.
Ndërsa frika më e madhe e Sonit në pasarelë ku ka kaluar me tërë magjinë që mbart me vete një nuse, ishte pikërisht fustani. “Ishte i rëndë për t’u mbajtur. Po më ndihmoi Mirko, kur e pa që s’po ia dilja më dhe më mori në krah”, tregon Soni duke qeshur.
Ajo që mund të themi është se këngëtarja nuk di të emocionojë vetëm me muzikën që bën, por edhe në një rast kaq të bukur sa ky. E në fund fare, para se të largohej nga pasarela Soni nuk mundi t’i mbante lotët nga emocionet. Në fund të këtij shkrimi i urojmë çiftit një jetë kaq harmonike e të bukur sa emocionet që dhuruan. Është bukur të martohesh! Është gjithmonë e bukur, një femër me fustan të bardhë!
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit "THASH&THEM" të gazetës "Shqiptarja.com"Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
83/4
Sondazhi i ditës:
E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?
-
Mazhorancës
21.3%
-
Opozitës
75%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 2699
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Koleksionet veneciane’ për herë të parë në Bibliotekën Kombëtare! Nga e hëna ekspozohen rreth 600 libra dhe harta origjinale! Ruggera: Trashëgimi e pabesueshme
19 Tetor, 09:34
-
Nesër Maratona e Tiranës, plani i masave! Ja si do bëhet qarkullimi i mjeteve duke nisur nga sot
19 Tetor, 09:24
-
VIDEO/ Do kthehen në Itali, momenti kur emigrantët hipin në anije
19 Tetor, 09:00
-
VIDEO/Do kthejë 12 emigrantët në Itali, anija ankorohet në Portin e Shëngjinit
19 Tetor, 08:31
-
E dashura bën mesazh prekës për humbjen e Liam: Do të dua gjatë gjithë jetës!
19 Tetor, 08:07
-
Pas vendimit të Gjykatës së Romës, 12 emigrantët lënë kampin e Gjadrit! Anija niset drejt Italisë (VIDEO)
19 Tetor, 07:33
-
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot
19 Tetor, 07:16
-
Në punë ka ende gjëra për të zgjidhur...çfarë thonë yjet për ju sot
19 Tetor, 07:06
-
U rrëzua nga kati i tretë, ish-anëtari i grupit 'One Direction' u përzu nga një hotel tjetër para se të humbte jetën
18 Tetor, 22:55
-
Rusia shkëmben të burgosur të luftës me Ukrainën
18 Tetor, 22:30
-
Meloni viziton Libanin: U pranua propozimi për armëpushim trejavor, tani duhet përpjekje nga pala izraelite
18 Tetor, 22:22
-
Jakin Marena: Berisha kërcënon policin, ’21 janari’ dhe ‘cirku’ i PD në Kuvend
18 Tetor, 22:02