UEFA Champions League do të zhvillojë këtë martë dhe të mërkurë raundin e dytë të ndeshjeve në grupe, teksa sonte janë në program 8 sfida, që do të bëjnë një panoramë më të qartë të asaj se çfarë na pret në vijim.
Për llogari të grupit B Real Madrid do tentojë më patjetër 3 pikët në transfertën e Gjermanisë kundër Borussia Monchengladbach. ‘Galaktikët’ e Zidan vijnë me moralin lart pasi të shtunën mposhtën Barcelonën në El Clasico, por në Champions League nuk i falet më një hap fals. Kjo pasi në ndeshjen e parë u mposhtën në Madrid nga Shakhtar Donetsk, ndërsa në vijim i pret dy përballje dyshe me Interin. Edhe zikaltërit, që sonte në orën 18:55 luajnë në trasnfertën ukrainase duhet të fitojnë me patjetër, për të mos komplikuar më tepër shanset për kalimin e grupeve. Në ndeshjen e parë skuadra e Conte-s barazoi me Monchengladbach, ndërsa sonte nuk do të ketë të disponueshëm Sanches dhe Sensi-n, por edhe Skriniar dhe Gagliardini-n të prekur me koronavirus.
Në grupin A Bayern Mynchen duket se do të ketë një impenjim të lehtë në Moskë kundër Lokomotivës pas fitores spektakolare kundër Atletico Madrid, ndërsa këta të fundit do të presin në kryeqytetin spanjoll Salzburgu-n, me synimin e vetëm për t’I mposhtur gjermanët.
Në grupin C Manchester City pas fitores me Porto-n sonte do të kërkojë të bëjë të njëjtën gjë kundër Marseille në transfertë, ndëra ndeshja tjetër e këtij grupi është mes Porto-Olympiacos.
Ndërkohë Liverpool që është në grupin D pret Midtjylland në Anfield, ndërsa Atalanta pas fitores me danezët pret sot në Bergamo Ajax-in, një ndeshje e cila me shumë gjasa do të vendosë edhe skuadrën tjetër që do të kualfikohet pas Liverpool-it.