Sonte derbi Real-Atletico, 'galaktikë' synojnë të thyejnë të pathueshmit! Zidan: Do mbrojmë titullin

Në stadiumin ‘Alfredo Di Stefano’ do të luhet sonte derbi i Madridit mes Realit dhe Atletico-s, që është njëkohësisht edhe supersfida e kësaj jave në La Liga. Të dy skuadrat vijnë pas kualifikimit në ndeshjen e fundit në grupet e Champions League, por Atletico Madrid sakaq mban edhe vendin e parë në kampionat mes 8 fitore dhe 2 barazime.

Reali i Zidan do të kërkojë sonte t’i shkaktojë humbjen e parë në kampionat dhe njëkohësisht të shkurtojë diferencën e 6 pikëve. Për këtë sfidë galaktikët nuk do të kenë të disponueshëm Hazard dhe Jovic, ndërsa Zidan është shprehur:

“Ne jemi kampionët e sezonit të kaluar dhe do të luftojmë deri në fund për ta mbrojtur titullin. Ne duam të fitojmë çdo ndeshje dhe për më shumë këto të mëdhatë siç është përballja me Atletico Madrid.”

Ndërkohë te Atletico Madrid do të ketë disa mungesa të rëndësishme si Diego Costa, Gimenez dhe Rodriguez. Në prag të takimit trajneri Simeone ka deklaruar:

“Nuk e konsideroj këtë ndeshje si vendimtare për titullin pasi ka edhe shumë sfida deri në fund, por unë e admiroj Real Madridin. Ata janë çdo sezon duke luftuar për çdo gjë dhe kjo nuk është e lehtë.”

Ndeshja do të nisë në orën 21:00 dhe siç dihet do të luhet pa praninë e tifozëve.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena

Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena