Sonte 'El Clasico', Barcelona mund të ndryshojë historinë pas 87 vitesh në dëm të Realit

Sonte 'El Clasico', Barcelona mund të ndryshojë historinë pas 87 vitesh në dëm të Realit

Nga fitorja e Barcelonës të mërkurën 0-3 në "Bernabeu"

Spanja, por edhe e gjithë bota e futbollit sonte do të mbajnë sërish frymën pasi në “Berbabeu” do të luhet “El Clasico” e 242 në histori mes Real Madridit dhe Barcelonës.

Kjo ndeshje mund të shërbejë si hakmarrje për Real Madrid që vetëm tre ditë më parë u eliminua nga Kupa e Mbretit pas disfatës 0-3 po në Bernabeu nga Barcelona. Nga ana tjetër katalanasit në rast fitoreje do të ‘vrisnin’ kampionatin dhe do të shkonin drejt titullit të dytë radhazi dhe të 26 në histori.

Gjithsesi në “Bernabeu” sonte mund të ndryshojë edhe një histori 87 vjeçare. Për herë të parë që nga viti 1932 Barcelona ka mundësinë për të kaluar Real Madrid me fitore në ndeshjen direkte. Aktualisht të dy ekipet kanë nga 95 fitore, ndërsa 51 ndeshje janë mbyllur në barazimin.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes trajneri i Realit Solari është shprehur: “E kemi marrë veten nga humbja e para tre ditëve dhe në këtë 90 minutësh do të dalim në fushë për të marrë tre pikët. Fati do që të ndeshemi me të njëjtin kundërshtar. Ne do të futemi në ndeshje me të njëjtën dëshirë dhe shpirtë gare si më parë, për të bërë atë që dimë të bëjmë më mirë.”

Ndërkohë trajneri I Barcelonës Ernesto Valverde ka deklaruar: “Është shumë e vështirë për të fituar dy herë radhazi ndaj të njëjtit kundërshtar me të njëjtin rezultat. Gjithsesi ne do të luajmë për fitore pasi një rezultat i tillë na jep moral të lartë, duke patur parasysh ndaj cilit kundërshtar luajmë.”

Kjo është “El Clasicco” e dytë për këtë sezon, pasi sfida e parë në kampionat mes këtyre dy rivalëve ka përfunduar me fitoren 5-1 në favor të Barcelonës.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg