Mbrëmjen e edicionit të 60-të të festivalit Eurovizion, i cili do të mbahet këtë vit në Austri, do të çelet nga fituesja e edicionit të kaluar, Conchita Wurst, që në këtë rast luan edhe rolin e të “zonjës së shtëpisë”. Sipas traditës do të jetë pikërisht ajo, e cila do të hapë siparin e kësaj mbrëmje.
Më pas pjesëmarrësit nga 33 vende të botës do të debutojnë në skenë duke “sfiduar” njëri-tjetrin në gjysëm finale, për të arritur më pas në finalen e datës 23.
Shqipëria këtë vit përfaqëson nga këngëtarja shkodrane Elhaida Dani, me këngën “I’am Alive”, ndërkohë shtete të tjera përfaqësuese mund të përmendim Italinë me grupin “Il Volo”, Gjermaninë me këngëtaren Ann Sophie, Francën me Lisa Angell, Spanjën me Edurne etj.
Në këto foto shohim edhe paraqitjen e konkurrentëve në provat gjenerale të këtij kompeticioni.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com