Në “Estadio Benito Villamarin” do të luhet sonte finalja e trofeut të dytë më të rëndësishëm të futbollit në Spanjë, ajo e Kupës së Mbretit. Si skuadër pritëse është shortuar Barcelona që përballë do të ketë Vaelncia-n. Për katalanasit ky trofe do të ishte si ngushëllim pas eliminimit nga “Championsi”, ndërkohë që këtë sezon kanë fituar edhe “La Liga-n”. Nga ana tjetër do të ishte mbyllja perfekte e sezonit për Valencia-n që më herët siguroi edhe pjesmarrjenë në “Champions League” për vitin e ardhshëm.
Sa i përket formacionit te Barcelona pritet të ketë disa ndryshime. Në portë pas dëmtimit të Marc-Andre Ter Stegen e sigurtë është se do të jetë Gasper Cillesen, ndërsa në majë të sulmit pritet të rreshtohet Messi, i cili do të marrë vendin e Suarezit të dëmtuar. Ndërkohë Lenglet dhe Sergi Roberto sipas të gjithë gjasave do të preferohen para Umtiti-t dhe Nelson Semedo-s. Te Valencia mungesa e madhe është Denis Cherychev, ndërsa për finalen ekipi I drejtuar nga Marcelino do të ketë të disponueshëm dy të rikuperuarit Ezequiel Garay dhe Kondogbia.
Jo vetëm në Spanjë, por edhe në Gjermani do të luhet finalja e Kupës. Përballë do të jenë skuadra e Leipzig dhe Bayern Mynchen, skuadra që fundjavën e kaluar siguroi titullin kampion në Bundesligë.

Ndaj Leipzig Bayern nuk do të ketë të disponueshëm portierin Emanuel Neuer, ndërsa i rikthyeri i madh është James Rodriguez, pavarësisht se nuk dihet nëse do e nisë nga fillimi. Ndërkohë asnjëri prej 3 futbollistëve që do të largohen nga Bayern-i pas kësaj ndeshjeje, Robben, Ribery dhe Rafinha, nuk shihen si favorit për ta nisur takimin nga fillimi.
Komente

