Alis me këngën Nan, e përfaqëson Shqipërinë për herë të 23-të në Eurosong. Nga 2004-a deri në 2025-ën, Shqipëria i ka arritur rezultatet me të mira me Suus të Rona Nishliut, e cila preku vendin e pestë. Pas saj, vjen Anjeza Shahini, në vend të 7, e cila ngjiti Shqipërinë për herë të parë në skenën e kompeticionit të muzikës europiane. Por cilat janë performancat më të votuara ndër vite dhe 9 këngët, që nuk kaluan në finale?

***

Shqipëria u ngjit për herë të parë në skenën e garës më të rëndësishme evropiane të këngës, në vitin 2004.  Debutimi i Anjeza Shahinit me këngën “Imazhi jot” (The Image of You) rezultoi i suksesshëm, pasi Shqipëria u rendit në vendin e shtatë, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut europian. 

Prej atëherë, vendi ynë është identifikuar në Eurovision për baladat emocionale, interpretimet vokale të fuqishme dhe ruajtjen e identitetit muzikor shqiptar në skenën europiane.

Momenti më i suksesshëm në historinë shqiptare të festivalit mbetet viti 2012, kur Rona Nishliu interpretoi “Suus”, duke u renditur në vendin e pestë, rezultati më i mirë i Shqipërisë në Eurovision ndër vite.

Ndërkohë, në vitin 2025, Shqipëria u rikthye fuqishëm me “Shkodra Elektronike” dhe këngën “Zjerm”, duke siguruar vendin e tetë në finale dhe njëkohësisht numrin më të lartë të pikëve të marrë ndonjëherë nga Shqipëria në Eurovision.

Edhe pse jo me vlerësime të larta, ndër performancat më të pëlqyrra nga publiku shqiptar, ndër vite përmenden edhe Eugent Bushpepa me “Mall” në vitin 2018.

Në 22 vite pjesëmarrje, vetëm nëntë këngë të Shqipërisë nuk kanë arritur të kualifikohen në finale. 

KËNGËT QË NUK U KUALIFIKUAN NË FINALE
“Zjarr e Ftohtë” (Luiz Ejlli, 2006)
“Hear my plea” (Aida dhe Frederik Ndoci, 2007)
“Feel the pasion” (Aurela Gaçe, 2011)
“Identitet” (Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko)
“One night’s anger” (Hersi Matmuja, 2014)
“Fairytale” (Endeda Tarifa, 2016)
 “World” (Lindita, 2017)
 “Sekret” (Ronela Hajati, 2022)
 “Titan” (Besa Kokëdhima, 2024)

Këngët që nuk prekën dot finalen janë: “Zjarr e Ftohtë” (Luiz Ejlli, 2006), “Hear my plea” (Aida dhe Frederik Ndoci, 2007); “Feel the pasion” (Aurela Gaçe, 2011); “Identitet” (Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko); “One night’s anger” (Hersi Matmuja, 2014); “Fairytale” (Endeda Tarifa, 2016); “Ëorld” (Lindita, 2017); “Sekret” (Ronela Hajati, 2022); “Titan” (Besa Kokëdhima, 2024).

Për herë të parë, pandemia COVID, solli dhe anulimin e festivalit europian të vitit 2020. Arilena Ara e cila fitoi vendin e parë në Festivalin e Këngës me Fall from sky, nuk pati mundësinë të konkurronte.

Për trofeun e lakmuar luftuan në finale edhe emra të njohur të muzikës shqiptare, si e talentuara Elhaida Dani, e cila fitoi edhe X Factor në Itali, Kejsi Tola, Juliana Pasha, Ledina Çelo, Olta Boka, Anxhela Peristeri, të cilat nuk arritën rezultate të mira, dhe disa prej tyre nuk u kualifikuan ose u radhitën nga vendi i 16-të deri në të 21-in (TABELA)

Së fundi, në eurovizionin e 2026-ës, kënga “Nân” nga Alis Kallaçi, në gjysmëfinalen e dytë të Festivalit u cilësua si më e klikuara në faqen zyrtare të festivalit, me 3.7 milionë klikime, duke siguruar kështu vendin për në finalen e “Eurosong” në Vjenë. 

DISA KËNGË QË U VLERËSUAN ME PAK PIKË NË FINALE
2005-    Ledina Çelo         “Tomorroë I Go”- vendi i 16-të
2008     Olta Boka             “Zemrën e lamë peng”- vendi i 17-të
2009     Kejsi Tola-            “Carry Me in Your Dreams”-17-të
2010     Juliana Pasha- “It's All About You”-16 -të
2015     Elhaida Dani “I'm Alive”- vendi i 17-të
2019     Jonida Maliqi      “Ktheju tokës”-  vendi i 17-të
2021     Anxhela Peristeri               “Karma” Vendi i 21-të