Sonte Metz-PSG,shqiptari Balliu:
Ja si do e frenoj Neyma

Sonte Metz-PSG,shqiptari Balliu:<br />Ja si do e frenoj Neyma
Sonte në mbrëmje në kuadër të kampionatit francez luhet ndeshja mes Metz dhe Psg dhe mbrojtësi më i ri i Kombëtares Ivan Balliu që aktivizohet me Metz ka një detyrë shumë të vështirë,të markojë dyshen Neymar-Mbappe.

Megjithatë mbrojtësi i krahut të djathtë punën më të madhe do e ketë me yllin brazilian që luan në krahun e tij.

Në një intervistë për spanjollen Marca ai flet për punën e madhe që e pret ndaj Neymar:

“Neymar ka treguar një formë shumë të mirë në këto ndeshje të para në Ligën e parë.Ai luan si gjithmonë, ashtu siç është e zakonshme për të duke shënuar gola,dhënë pasime dhe duke dhënë spektakël në një nivel të lartë.Nuk ka shumë sekrete si mund të frenosh Neymar pasi po flasim për njërin nga futbollistët më të mirë në Botë. Më duhet të jem shumë i përqëndruar,të mos i jap hapësira,që të mos e kontrolloj topin lehtësisht dhe nëse e bën këtë le ta bëjë sa më larg zonës por patjetër që do të më duhet edhe ndihma e shokëve të skuadrës”

Jo vetëm Neymar,shqetësimi tjetër do jetë Mbappe:

“Mbappe do të adaptohet shumë shpejt në skuadrën e re pasi në krah ka lojtarë shumë të mirë. Shpresoj që ai të mos ketë mbrëmjen më të mirë ndaj nesh dhe le të shënojë në ndeshjet e tjera”.

Ivan Balliu ka luajtur me kombëtaret e moshave të Spanjës ndërsa për dy ndeshjet e fundit ai u grumbullua nga trajneri i Shqipërisë Panucci por nuk u aktivizua asnjë minutë.


neymar balliu
Neymar përballë shqiptarit Balliu


Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Goditen me sende të forta autobusët me tifozë të Skënderbeut, po ktheheshin nga ndeshja me Partizanin! Thyhen xhamat

Goditen me sende të forta autobusët me tifozë të Skënderbeut, po ktheheshin nga ndeshja me Partizanin! Thyhen xhamat