Sonte ndeshja Izrael-Shqipëri, kuqezinjtë në kërkim të mrekullisë! Reja me dilema për Asllanin e Uzunin, si pritet të rreshtohet Kombëtarja
Stërvitja e kombëtares shqiptare në Tel Aviv
Kombëtarja shqiptare do të luajë sonte në Tel Aviv, një ndeshje të rëndësishme pas asaj me Poloninë në kualifikueset e Botërorit. Për të synuar vendin e parë në Ligën e Kombeve duhet patjetër fitorja me Izrealin, ndërsa më pas do mendohet për Islandën më 27 shtator.
Skuadra ka mbërritur që ditën e djeshme në Tel Aviv, ndërsa mbrëmë në stadiumin “Bloomfield” mbajtën edhe stërvitjen e fundit. Ndeshja do të nisë në orën 20:45.
Përveç mbrojtësve Gjimshiti, Kumbulla dhe Dermaku kombëtares në këtë sfidë i mungojnë edhe mesfushorët Keidi Bare dhe Endri Çekiçi. Pa mungesa nuk është as Izreali, pasi lojtari më i mirë i tyre Zahavi është i përjashtuar.
Sfida e parë e luajtur në Tiranë në muajin qershor u fitua 1-2 nga Izraeli, ndërsa përballja e kthimit të shtunën do gjykohet nga një katërshe arbitrash nga Lituania me kryesor Donatas Rumšas.
Formacioni i mundshëm:
Sulmuesi Myrto Uzuni është stërvitur pjesërisht për shkak të problemit muskulor. Stafi mjekësor duhet ende të vendosë nëse do të jetë i gatshëm për sfidën e sotme.
Reja ka provuar që ta nisë me këtë formacion:
Në portë do të luajë Tomas Strakosha, që ka fituar duelin me Berishën.
Në qendër të mbrojtjes Ismajli dhe Veseli, ndërkohë në krahë, djathtas Balliu dhe majtas Hysaj.
Përpara tyre pritet të rreshtohen Gjasula, Abrashi dhe Laçi, megjithatë një dyshim është që në vendin e tij mund ta nisë edhe Kristjan Asllani.
Ndërsa në rolin e tij prej fantazisti është Nedim Bajrami, që do të mbështesë dy sulmuesit, Armando Broja dhe Sokol Cikalleshi.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.1%
-
Jo
49.9%
-
Jam i/e dyzuar
8%
Vota total: 2171
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Zemra kuqezi', Ylber Ramadani: Në kualifikueset e Botërorit do të tentojmë surprizën! Rashica: Kombëtarja ëndërr për mua
28 Janar, 12:40
-
Lufta në Gaza/ Hamasi: Do respektojmë marrëveshjen, grupi tjetër do të lirohet të shtunën e ardhshme! BE: Dritë shprese, të lehtësuar!
19 Janar, 19:07
-
Izraeli i përgjigjet Jemenit, kryen sulme hakmarrëse ndaj rebelëve Huthi
10 Janar, 22:44
-
DASH informon Kongresin mbi planet për t’i shitur Izraelit armë me vlerë 8 miliardë dollarë
4 Janar, 20:25
-
Në Katar nisin bisedimet e paqes për armëpushim, por Izraeli nuk i ndal bombardimet në Gaza, 12 të vrarë!
4 Janar, 19:55
-
Lufta në Gaza, 11 të vrarë dhe 15 të plagosur nga bombardimet e Izraelit në strehimoren e Al-Mawasi! Mes viktimave gra dhe fëmijë
2 Janar, 09:50
-
Speciale/ 2024 foli edhe shqip në Gjermani, Evropiani që shënoi historinë e kombëtares
1 Janar, 17:10
-
Nga sot zyrtarisht trajneri i Anglisë, Tuchel do të provojë 'Tre Luanët' kundër Shqipërisë
1 Janar, 15:51
-
Lufta/ Kreu i OBSH thirrje Izraelit: Ndaloni sulmet ndaj spitaleve në Gaza! IDF arreston 240 palestinezë, shumë prej tyre staf mjekësor: Janë të Hamasit!
30 Dhjetor 2024, 08:25
-
Izraeli bombardime të tjera në Gaza, të paktën 7 të vrarë në godinën e spitalit
29 Dhjetor 2024, 15:18
-
Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!
24 Dhjetor 2024, 19:15
-
Rama në darkën me ambasadorët për festat e fundvitit: Shqipëria nuk ka plan B, vetëm anëtarësimin në BE! Presidenti i ri i SHBA-ve sjell mundësi të reja
24 Dhjetor 2024, 18:26