Sonte ndryshon ora, si ndikon te qytetarët! Psikologia: Fëmijët dhe adoleshentët preken më shumë, shqetësim gjumi! Ja disa këshilla

Ora dimërore ndërrohet sonte pas mesnate, në orën dy të mëngjesit, kur akrepat e orës do të lëvizin përpara për një orë. Por si ndikon rikthimi i orës verore dhe zgjimi më herët tek qytetarët?

Psikologia Ilirjeta Metushi shpjegon për Report Tv se ndryshimi i orës nuk përjetohet mirë nga të gjithë individët, ndërsa thotë se gjumi është shqetësimi më i madh.

"Çdo ndryshim në jetë tonë 360 gradë është i rëndësishëm nga ana psikologjike dhe ndikon shumë për emocionet tona.  Truri i njeriut është rregullatori bazë i jetës sonë dhe është i lidhur me shtyllën kurrizore dhe na drejton çdo emocion, ndjesi, mendim që kemi në përditshmëri.

Shqetësimi i gjumit, ka disa probleme sa i përket aksidenteve të ndryshme që ndodhin pas ndryshimit të orës. Njerëzit e shpeshherë e përjetojnë jo mirë ndryshimin e orës", thotë psikologia. 

Por ndryshimi i orës ndikon edhe në gjendjen emocionale, ndërsa psikologia sugjeron sa më shumë aktivitete sportive, si edhe të kalojmë kohë me njerëz.

"Shumë e rëndësishme si problematikë, në ditët e sotme ne jemi të ndërgjegjshëm që ndryshimi ndikon në jetën tonë. Të ndryshosh do të thotë të ecësh para, por të kesh edhe ndryshime psikologjike e emocionale. Nga studimet konfirmohet që njerëzit përjetojnë jo mirë ndryshimin e orës. Bëni sa më shumë aktivitet sportiv, kaloni kohë cilësore me njerëzit dhe të jeni aty emocionalisht me ta", vijon psikologia. 

Më të prekurit nga ndryshimi i orës janë fëmijët dhe adoleshentët. Psikolohia i këshillon prindërit që të kalojnë sa më shumë kohë me fëmijët e vegjël dhe të bëjnë shëtitje në natyrë.

“Preken më shumë adoleshentët, që çdo ndryshim e përjetojnë më shumë se pjesa tjetër. Është një problem edhe për fëmijët e vegjël, të miturit,. Ndikon në gjendjen emocionale, të qarat shtohen, nervozizëm. Pastaj ndikon edhe te prindërit.

Ju sugjeroj të rrinë emocionalsiht sa më afër me fëmijët, të dalin shëtitje në natyrë me fëmijët. Të shijoni një kafe, të lexoni një libër. Marrëdhënia prin-fëmijë është energji mes të dyjave palëve”, thotë psikologia.

SI.E./B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari