Sonte në Champions, pengesa Atletico për Juventusin, City ndaj Schalke

Sonte në Champions, pengesa Atletico për Juventusin, City ndaj Schalke

Cristiano Ronaldo dhe Antoine Griezmann

Për Juventusin i konsideruar një nga favoritët për të fituar trofeun sonte fillon Championsi i vërtetë. Në stadiumin e finales së këtij edicioni “Wanda Metropolitano” bardhezinjtë përballen me një kockë të fortë si Atletico Madrid. Juvja shpreson tek Cristiano Ronaldo makthi i madrilenëve pasi u ka shënuar 22 gola ndërsa Allegri sonte kërkon  dy gola nga djemtë e tij.

Ndërkaq trajneri i Atleticos Simeone thotë se skuadra e tij është gati për një ndeshje të madhe.Griezmann kundër Ronaldos është sfida brenda sfidës.

Manchester City niset favorite ndaj gjermanëve të Schalke 04 në ndeshjen e parë që luhet në Gelsenkirchen.Pep Guardiola thotë se ekipi ka ëndrra të mëdha ndërsa forma e Citizens është super pasi ka fituar 12 nga 13 ndeshjet e fundit.

b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë