Sonte Sevilla-Man.United për
Champions,luan edhe Roma

Sonte Sevilla-Man.United për<br />Champions,luan edhe Roma<br>
Mbrëmjen e sotme mbyllen ndeshjet e vajtjes së fazës së 1/8 me dy përballjet Sevilla-Manchester United dhe Shakhtar Donetsk-Roma që nisin në 20:45. Duel i zjarrtë pritet ai në Andaluzi ku Sevilla e Montellës është gati për të pritur “djajtë e kuq” të cilëve u rikthehet edhe Pogba.

Mourinho vlerëson Sevillan si një skuadër që di të fitojë trofe dhe sqaron se për të fituar Championsin duhet të mendosh pak më vonë në fazën çerekfinale. Ndërsa trajneri i spanjollëve Vincenzo Montella thotë se është e nevojshme që skuadra e tij të jetë mirë fizikisht dhe mendërish dhe mund të arrijë rezultat të mirë.

Roma që po kalon një formë të mirë në Serinë A do të luajë në Ukrainë ndaj Shakhtar dhe trajneri Eusebio Di Francesco deklaron:”Kam parë një skuadër që është në rritje të vazhdueshme dhe duhet të evitojmë humbjen e përqëndrimit. Kemi objektiv që të kalojmë në fazën çerekfinale edhe pse kemi një kundërshtar të fortë përballë” e mbyll Di Francesco.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron