Do të zhvillohet këtë të diel në ‘Air Albania’ derbi i kryeqytetit Tirana-Partizani, sfidë që do të mbyllë edhe javën e 33-të të Superligës.
Kjo është një sfidë jetike për bardheblutë, që duan zonën “Final 4”, ndërsa nga ana tjetër, të kuqtë vijnë disi më komodë, por gjithsesi, ende nuk e kanë siguruar pjesëmarrjen mes katër skuadrave më të mira. Partizani aktualisht renditet në vendin e tretë me pesë pikë më shumë se Tirana e vendit të gjashtë, që u parakalua të shtunën nga Dinamo dhe Skënderbeu.
Përballja e kësaj të diele premton spektakël në stadiumin kombëtar, jo vetëm për rivalitetin, por mbi të gjitha për atë që të dyja ekipet kryeqytetase kanë dhënë sidomos në sulm. Tirana kryeson goditjen e portës kundershtare me mesatarisht 11.56 gjuajtje drejt portës për ndeshje, ndërsa Partizani me 11.21.
Ndryshe është situata në aspektin mbrojtës. Tirana pëson mesatarisht 11.3 goditje drejt portës për ndeshje, edhe pse ka një sulm të mirë. Te Partizani është ndryshe, pasi ka mbrojtjen e tretë më të mirë në kampionat për numrin e goditjeve të marra.
Për shkak të rëndësisë që sfida paraqet në kuadër të sigurisë, policia ka njoftuar edhe bllokimin e disa rrugëve. Prej orës 14.00 do të bëhet kufizimi i qarkullimit në rrugët rreth stadiumit. Në orën 17.00 do të bllokohen segmentet rrugore përreth stadiumit, deri tek ‘rruga “Papa Gjon Pali II” tek Piramida, rruga ‘Ismail Qemali” pranë kryeministrisë, bulevardi "Dëshmorët e Kombit" dhe nga Presidenca tek sheshi "Nënë Tereza".
S.G/E.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
6 Janar, 20:03
Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?
-
I tmerrshëm
75.5%
-
Normal
19.4%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 751
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ngjela në ‘Studio Live’: Saliu duhet të ikë nga PD, po e mban peng, kujton se është ende më 1990! SPAK-un e drejton SHBA, a bëhen revolta kundër drejtësisë?
6 Janar, 19:04
-
Ylli Pata: Çfarë fshihet pas zhurmës së Berishës në SPAK për t’u dukur si trim?!
6 Janar, 18:26
-
Berisha i pandehur për korrupsion e vrau në Gërdec, shfaqet 'krenar’në dyert e SPAK
6 Janar, 12:36
-
Mero Baze: Gjyqtari i Berishës po sulmohet që të bëhet 'shembull' për të tjerët
4 Janar, 21:03
-
Ylli Pata: Procesi ndaj Berishës s’ka lidhje me opozitën. Thjesht ai ka marrë peng PD
4 Janar, 18:55
-
Ylli Pata: Pse ‘detyrim paraqitje’ ka mërzitur Sali Berishën?!
3 Janar, 18:51
-
SKEDA/ Kush është gjyqtari që i riktheu Berishës masën e sigurisë! Engert Pëllumbi dënoi dhe Saimir Tahirin
3 Janar, 15:12
-
Namir Lapardhaja: Pika zero e Revolucionit!
3 Janar, 13:00
-
Ironia e Kadillit me PD-në: Xhingije që dredhin belin për Berishën që të bëhen deputetë! Qesharake ideja e heqjes së ‘non gratës’ apo se 'e kanë mirë me amerikanët'
31 Dhjetor 2024, 18:31
-
Berisha sulmon SPAK: Viti i burgosjeve politike, xhelati Rama donte PD! Zbuluam Skrapin e partisë si organizatë kriminale të drejtuar nga Altin Dumani!
30 Dhjetor 2024, 13:48
-
Ylli Pata: Pse opozita nuk ka fituar pikë nga hetimet e SPAK?
26 Dhjetor 2024, 19:48
-
Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës
25 Dhjetor 2024, 20:00