Sonte Turqi- Shqipëri, Veseli:
Nuk ka ndeshje miqësore

Sonte Turqi- Shqipëri, Veseli:<br />Nuk ka ndeshje miqësore<br>
Sonte në mbrëmje Turqia dhe Shqipëria do të zbresin në fushë për të luajtur një ndeshje miqësore, për të cilën kuqezinjtë janë grumbulluar në Antalia për tu stërvitur për këtë ndeshje.

Ditën e djeshme mbrojtës i kuqezinjve, Federik Veseli gjatë një konference për shtyp është shprehur se nuk ka skuadra është përgatitur për ndeshjen të cilën e cilëson si një ndeshje të rëndësishme.

“Është ndeshje shumë e rëndësishme. Kemi pasur një javë të plotë për ta përgatitur dhe nuk besoj se ekzistojnë ndeshjet miqësore. Duhet të japim maksimumin për të bërë sa më mirë”, është shprehur mbrojtësi i cili ka vlerësuar edhe kundërshtarët dhe duke thënë se kuqezinjtë duhet të tregohen të kujdesshëm.

Gjithashtu Veseli është shprehur se gjatë kësaj jave skuadra ka pasur mundësinë që të njihet më mirë edhe me trajnerin.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Antikorrupsioni/ Gjykata Kushtetuese refuzon Komisionin ‘Xhafaj’, kryetarja Zaçaj: S'mund të marrim pjesë në aktivitete ligjbërjeje!

Antikorrupsioni/ Gjykata Kushtetuese refuzon Komisionin ‘Xhafaj’, kryetarja Zaçaj: S'mund të marrim pjesë në aktivitete ligjbërjeje!