Marigona Qerkezi në skenën e Süreyya Opera House
TIRANË, 12 Shtator / ATSH / - Marigona Qerkezi, flautistja, sopranoja dhe një ndër solistet e Filarmonisë së Kosovës e cila ka debutuar në skenë që në moshën 6 vjeçare, dhe më pas në moshën 10 vjeçare, pikërisht me filarmoninë e Kosovës, ka triumfuar në Turqi duke fituar çmimin e parë dhe gjithashtu çmimin special "Accademia Teatro alla Scala" në edicionin e VIII-të të konkursit ndërkombëtar operistik "Leyla Gencer".
Organizuar nga  ?stanbul Kültür Sanat Vakf? ?KSV (Fondacioni i Stambollit për Kulturën dhe Artin IFCA) dhe  La Scala Tiyatrosu Akademisi (Akademia Teatrore La Scala) edicioni i VIII-të i konkursit ndërkombëtar operistik "Leyla Gencer" pasi vlerësoi me çmimin e vendit të III-të Hubert Zapior ve Deirdre Judith Angenent, atë të II-të Jonathan Winell, I dhuroi sopranos shqiptare nga Kosova dy çmime mjaft prestigjoze, si atë special të akademisë dhe çmimin e vendit të I-rë.
Çmimi i fituar nga Marigona Qerkezi
Qerkezi  ka studiuar edhe flautin në në Akademinë e Arteve në Prishtinë,  ku aktualisht ajo po zhvillon edhe studimet solo këndim.
Gjatë karrierës së saj, sopranoja ka fituar edh  çmimin e dytë në Festivalin Operistik Ndërkombëtar Marie Kraja  në vitin 2014 dhe çmimin  "Newcomers"  në Festivalin Ndërkombëtar të Operës e AsLiCo në vitin 2015.
/k.m/ /a.g/