Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca  bashkë me përfaqësuesit e 28 shteteve anëtare të vendeve europiane kanë zhvilluar një takim ditën e sotme në Tiranë, ku e pranishme ishte dhe deputetja demokrate Rudina Hajdari.

Rudina Hajdari ka postuar edhe foto nga takimi, ku tregon se kanë diskutuar mbi situatën aktuale, krizën institucionale dhe mundësitë për zgjedhjen e saj.

Një shkëmbim i hapur idesh dhe pikëpamjesh me kolegët e opozitës dhe përfaqësues të shteteve anëtare të BE mbi situatën aktuale, krizën institucionale dhe mundësitë për zgjedhjen e saj. 

Prioriteti kryesor gjetja dhe zbatimi i rrugëve për të realizuar vullnetin e përgjithshëm të qytetarëve shqiptarë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian’, shkruan Hajdari.

Pjesëmarrës në takim ishin dhe anëtarë të opozitës si Oerd Bylybashi, Genc Pollo, Jorida Tabaku, Fatmir Mediu, Klajda Gjosha.