Kim dhe Soreca takohen me kreun e KED: E rëndësishme që të jetë gati për të plotësuar vakancat në Kushtetuese

Kim dhe Soreca takohen me kreun e KED: E rëndësishme që të jetë gati për të plotësuar vakancat në Kushtetuese

Yuri Kim dhe Soreca ne takim me kreun e KED

Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim dhe ambasadori i BE Luigi Soreca ditën e sotme kanë takuar kreun e KED, Ervin Pupe.

Takimi është njoftuar nga vetë ambasadorët përmes postimeve në "Twitter". Soreca teksa shpreh mbështetjen e BE-së, ai deklaron më tej se është e rëndësishme që KED të procedojë me vakancat e mbetura në Gjykatën Kushtetuese sapo Gjykata e Lartë t’i ketë hapur.

“Takova Kryetarin e Këshillit të ri të Emërimeve në Drejtësi, z. Ervin Pupe, së bashku me ambasadoren e SHBA në Shqipëri. Unë e përgëzova Këshillin e ri, i urova sukses në punën e tyre dhe konfirmova mbështetjen e fortë të BE-së, përfshirë edhe ndihmën tonë teknike. Është e rëndësishme që sapo Gjykata e Lartë të ketë hapur vakancat e mbetura për Gjykatën Kushtetuese, KED do të jetë gati të procedojë, në mënyrë që të sigurojë funksionalitetin e plotë të GJK sa më shpejt të jetë e mundur në muajt e ardhshëm”, shkruan Soreca.

Edhe ambasadorja Yuri Kim lidhur me takimin ka shkruar se duke punuar bashkë KED, Presidenca dhe Parlamenti bënë të mundur që Gjykata Kushtetuese të ishte funksionale nga fundi i 2020.

“Duke punuar bashkë, KED, Presidenca dhe Parlamenti arritën ta bënin funksionale Gjykatën Kushtetuese nga fundi i 2020. Tani është koha që Gjykata e Lartë të arrijë kuorumin në mënyrë që të mbushen vendet vakante në GjK dhe vetë Gjykata e Lartë të jetë tërësisht funksionale. Le të ecim përpara, hap pas hapi", shkruan KIm.

Tashmë, shkruan më tej Kim, ka ardhur koha që të arrihet kuorumi në Gjykatën e Lartë, për të mbushur vendet vakante në Kushtetuese.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë