Raporti i KE/ Kryemadhi: Rekomandimin pozitiv e kemi pasur që nga viti 2016

Raporti i KE/ Kryemadhi: Rekomandimin pozitiv e kemi pasur që nga viti 2016

Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e quan progres-raportin me rekomandimin pozitiv për anëtarësimin e Shqipërisë në BE një arsye më shumë pse shqiptarët nuk duhet të tërhiqen nga kauza e tyre. Kryemadhi thotë rekomandimi pozitiv është pjesë e statusit të Shqipërisë që nga viti 2016 dhe ky është një proces i cili zvarritet nga qeveria e kapur nga pushteti.

"Progres Raporti i Shqipërisë është një arsye më shumë për opozitën dhe gjithë qytetarët shqiptarë të mos tërhiqen në kauzën e tyre, të drejtën legjitime ku vlerat europiane fillojnë me votën e lirë dhe mundësinë për të zgjedhur!

Rekomandimi pozitiv është pjesë e statusit të Shqipërisë që prej vitit 2016 dhe askush nuk e mendonte 3 vite më parë, se ne do të endeshim kaq gjatë, në pritjen e pafundme të çeljes së negociatave dhe zvarritjes në keqqeverisje të një qeverie që është dehur nga pushteti!

E vlerësoj këtë raport më shumë se çdo raport tjetër, pasi më në fund risjell në vëmendje shtyllën kryesore të ekzistencës së një shteti, ekonominë. Në fund të fundit integrim do të thotë një ekonomi më e fortë dhe më konkurrente, do të thotë më shumë investime dhe vende pune. Por vizioni i cunguar i një artisti nuk mundet kurrë të kuptojë nevojën ulëritëse që ka çdo familje shqiptare për të ndjerë siguri, për të ushqyer fëmijët e për t’i dhënë frymëmarrje biznesit. Për të dhe qeverinë e tij, koncesionet dhe PPP janë e vetmja alternativë, për të falimentuar shqiptarët dhe për të pastruar paratë e pista.

Unë jam e bindur se të gjithë bashkë do ta fitojmë integrimin, kur të largojmë një herë e mirë, atë që sot mban peng këtë aspiratë të madhe, atë që mban peng të ardhmen e të rinjve tanë.

LSI ka qenë dhe mbetet partia e integrimit europian. Historia e ka bërë tashmë atë pjesë të pandarë të këtij procesi që në arsyen pse u krijua, në liberalizimin e vizave dhe në statusin e vendit kandidat. Ne mbetemi të vendosur t’i japim vendit mundësinë e çeljes së negociatave, por jo në partneritet me krimin, por vetëm me shqiptarët!

Era e ndryshimit është shumë pranë dhe bashkë me të, edhe Shqipëria Europiane!", deklaron Kryemadhi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • REXHEP KËLLUF LEKA: 30/05/2019 20:38

    O monika buçja je bër pik e vrer o koler. Po ça ke mi mona mos u mërzit në ktë bot do ti paguash o familje qelbësir mona këllir.

    Përgjigju
  • Ver Llapa: 30/05/2019 16:33

    Ku sham ty moj Monke?Vec une ta di kimetin.... hej llape e keqe te ben derman... te pastron trurin.. te kursen hurin

    Përgjigju
  • Dridhe Like: 30/05/2019 15:47

    Nxin e tera surrat botox,ligesia dhe poshtersia te duken sheshit,je e marre fund moj doktoreshe e leshit.

    Përgjigju
  • Lori: 30/05/2019 15:44

    Qenka pike e vrere fallxhorja,nuk te doli ne filxhan si duket!!!!!!!!!

    Përgjigju
  • Populli: 30/05/2019 15:34

    Ligesia dhe poshtersia e kesaj vemje eshte evidente ne cdo dalje TV,boll se na hape barkun me poshtersine dhe babezine qe keni ne shpirtin tuaj te zi familjarisht,je nje baxhelle e marre fund e nuk i duhesh as dreqit.

    Përgjigju
  • Dridhe Like: 30/05/2019 15:28

    Ik moj, jeni bere vrer ti dhe yt shoq & co,paci mallkimin e ketij populli gjithe jeten tuaj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg