Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca ka zhvilluar një takim me eurodeputeten portugeze, Isabel Santos, e cila është raportuesja për Shqipërinë në PE. "Takim i shkëlqyeshëm.
Ne diskutuam për situatën aktuale politike në vend, përfshirë përparimin në reformën në drejtësi dhe reformën zgjedhore. Përgatitjet janë duke vazhduar për vizitën e saj në Tirana në 20-22 shkurt" shkruan Soreca pas takimit në Bruksel.
Isabel Santos do të vizitojë vendin tonë përpara një vendimi të mundshëm për negociatat që mund të merret në Mars.