Soros njofton nisjen e fushatës për një referendum të dytë për Brexit

Soros njofton nisjen e fushatës për një referendum të dytë për Brexit

Miliarderi amerikano-hungarez, George Soros njoftoi sot se brenda disa ditësh do të fillojë fushatën për mbajtjen e referendumit të dytë në Brexit.

Ai bëri këtë deklaratë në një takimin vjetor të Këshillit Evropian për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Paris, duke e përshkruar Brexit-in si një shembull të “shpërbërjes territoriale” dhe ka fajësuar këtë proces për pengimin e punës së BE-së.

Kujtojmë se Britania e Madhe mbajti një referendum në qershor të vitit 2016 për shkëputjen nga BE. Rezultati i këtij referendumi të mbajtur ishte 51.9% në mbështetje të Brexit kundrejt 48.1% që votuan pro BE me një pjesëmarrje prej 72.2% të popullsisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike

Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike