Sot 100 ditë nga 'ultimatumi' i Ramës, 'ethe' në Polici, pritet raporti i Gledis Nanos! Eksperti për Report Tv: Asnjë reflektim, puna para është e vështirë

Një javë para 100 ditëshit të Ramës, Gledis Nano mori detyrën Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, në vend të Ardi Veliut. Sot në afatin e fundit, Nano ende nuk ka një raport për gjendjen në polici, mbi të cilin do të mbështesë atë që mund të cilësohet një fazë e re për uniformat blu.

Nga 12 qarqet, kryepolici i ri, ka takuar vetëm vartësit e tij në Tiranë, pavarësisht se përgjatë 100 ditëve, policia ka qenë nën ethet e vëzhgimit dhe rezultateve. Por, si i shohin ekspertët afate të tilla? Artan Rexhepi, kriminalist, liston disa ngjarje përmes së cilave sipas tij tregohet se objektivat nuk u arritën.

“Nuk mendoj se policia i ka realizuar objektivat. Kemi një avion të rrëzuar që nuk po relatohet fare. Kemi ngjarjen e Lezhës që për hir të së vërtetës ka edhe ajo pikëpyetjet e veta”, thotë Rexhepi, ekspert kriminalistik.

Largimi i Ardi Veliut, për Rexhepin, ishte edhe prova kryesore e mungesës së rezultateve kërkuar nga Rama.

 “Ndryshimi nuk është ndjerë. Fakti i largimit të Ardi Veliut ose është se mbaroi vaji i kandili siç tha ministri, ose është fakti që ai nuk realizoi objektivat e ngarkuara nga vetë kryeministri”, shprehet eksperti.

Sipas tij Blutë kanë nevojë për reformë të thellë individësh.

 “Policia nuk duhet të bëj të fortin me individë të thjeshtë po duhet të bëj të fortin, gjithmonë në kuadrin e ligjit, me krerët e krimit”, shprehet eksperti.

Por Rexhepi njeh si sukses të policisë aksionin “Bregdeti Ynë”, përmes së cilit janë shembur më shumë se 100 ndërtime pa leje.

“Për një gjë duhet lavdëruar, për kontrollin e territorit në aspektin e ndërtimit, por unë gjithsesi nuk mendoj se është objekt kryesor i policisë kriminale dhe rendit”, deklaron Rexhepi.

Gjatë 100 ditëve ra në krye të detyrës efektivi Saimir Hoxha në Lezhë. Rexhepi ka një sugjerim për drejtorin e ri të policisë.

“Nuk është zgjidhje një 50 milionë lekë që jep kryeministri. Ajo duhet bërë me ndërhyrje në ligj. I sugjeroj drejtorit të ri të policisë që siguracionin e policisë ta marrë përsipër shteti. Fundja le t’ia zbres edhe nga rroga, por ama ai të ketë jetën e sigurt. Në rast se dëmtohet dhe humbet jetën të marrë minimumi një vlerë 200 mijë euro, të paktën familjarët të kenë një minimum”, përfundon eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi.

Në përfundim të analizës që Gledis Nano do të kryej në të gjithë qarqet, pritet të ketë ndryshime. Burime thonë se pjesa më e madhe e ndryshimeve do të jenë në komisariate, por nuk përjashtohen largime edhe në departamentet e Drejtorisë së Përgjithshme dhe në drejtoritë e qarqeve.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Veri: 15/10/2021 17:57

    Me keto polic karagjoza,hajduter,kriminel dhe bashkpuntore me kriminelet eshte shum e veshtire qe policia dhe ky drejtori i sapo zgjedhur te eci perpara.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit