31 vjet nga Lëvizja Studentore, PD feston e ndarë! Ish-Kryeministri: 'Lulzim Boshi', tradhtar i demokracisë! Kreu i PD e 'kursen': S'e shkulëm dot mentalitetin komunist

Dita Kombëtare e Rinisë, si asnjëherë më parë, i gjeti sot demokratët të ndarë, mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës.

Kreu i kësaj partie, Lulzim Basha ishte i pranishëm në aktivitetin për Ditën e Rinisë tek ‘ArTurbina’, ku vlerësoi kontributin e nismëtarëve të demokracisë, por tha se ka ardhur koha që aktorët politikë të kërkojnë falje për faktin se nuk mundën ta 'shkulin' mentalitetin komunist. Një mesazh ky që dukej se i drejtohej Sali Berishës, edhe pse Basha në asnjë moment nuk e përmendi emrin e tij.

E pavarësisht se sa në krizë është sot PD, Basha u zotua se partia është në këmbë, e fortë dhe e bashkuar "me misionin për rikthimin e demokracisë".

Ndërkohë, vetëm pak kilometra larg tij, nga "Sheshi Demokracia", Berisha nuk e kurseu Bashën, duke e bërë atë përgjegjës për humbjet e njëpasnjëshme të PD-së. Sipas Berishës, pas 8 vitesh në krye të opozitës, kryedemokrati meriton sot të quhet "Lulzim Boshi", teksa e akuzoi atë si tradhtar të demokracisë. Berisha nuk la pa përmendur as Kuvendin e thirrur prej tij, ku premtoi rithemelimin e PD si parti e studentëve.  

Ndërkohë kujtojmë se kanë mbetur vetëm 3 ditë nga raundi i parë i përballjes së dy Kuvendeve. Berisha mban këtë të shtunë në stadiumin "Air Albania" Kuvendin e thirrur prej tij, ndërsa më 18 dhjetor do të mbahet Kuvendi i thirrur nga Basha.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:18
FOTOLAJM/ 8 Dhjetori, të ndarë fizikisht por bashkë online, Basha ndoqi në Facebook fjalën e Berishës?

Si asnjë vit më parë, kryefjala e këtij 8 Dhjetori ishte fakti se PD feston e ndarë në dy aktivitet, një i organizuar nga Lulzim Basha dhe një tjetër nga Sali Berisha. Por duket se lideri dhe ish-lideri i PD nuk kanë qenë edhe aq larg në këtë ditë. Në rrjet është shpërndarë një foto ku duket emri i Lulzim Bashës që i bashkohet videos live në Facebook-un e Berishës, teksa ky i fundit mbante fjalën në sheshin "Demokracia". Nuk dihet ende se sa i vërtetë është ky fakt, që shkaktoi jo pak habi.

Fotot e shpërndara në rrjet
Ora 13:09
Basha 'kursen' Berishën më 8 Dhjetor, si përmend emrin por ka një mesazh: S'e shkulëm dot mentalitetin komunist! Nuk e lëshojmë partinë

 

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në aktivitetin e zhvilluar me rastin e 8 dhjetorit, edhe pse nuk e përmendi me emër e kishte një mesazh edhe për Sali Berishën.

"Shqipëria po zbrazet, po i kalon ritmet e viteve '90. Kjo për shkak të regjimit që ka çuar në vdekje klinike demokracinë. Detyra jonë është të përballemi me këtë regjim. ka ardhur momenti, 31 vite më vonë, nuk ka më kohë për mua, për brezin tim, sepse do ishte mëkat ndaj 17-vjeçarëve të sotëm që të mbyllim sytë e të mos pranojmë atë pjesë të fajit që është e jona që shkulëm komunizmin, por jo mentalitetin komunist, të vënies dorë në zgjedhje, të atakimit të opozitarit si armikut, të goditjes së mendimit ndryshe. E kërkoj sot faljen si kryetar i PD, për të gjitha ato përgjegjësi tonat, gabimet tonat dhe ajet tona që i kanë mundësuar këtij regjimi ta kthejë Shqipërinë në dimensionin e vuajtjes aty ku ishte 31 vite më parë. Zotohem se Partia Demokratike është në këmbë, Partia Demokratike është e fortë, Partia Demokratike ka ditur dhe do të dijë të qëndroje në këmbë e fortë, e bashkuar sepse ne kemi një mision, lirinë demokracinë Shqipërinë si gjithë Europa. E kemi marrë nga dhjetoristët dhe nuk e dorëzojmë deri sa ta bëjmë realitet", tha Basha.

Ora 13:06
Dita e Rinisë, Berisha premton rithemelimin e PD si parti e studentëve: Lulzim 'Boshi', tradhtar i demokracisë

1638962722_Screenshot1.jpg

Në Ditën e Rinisë, Sali Berisha ka premtuar rithemelimin e Partisë Demokratike si parti e studentëve, siç ishte edhe pikënisja e saj. I pranishëm në sheshin 'demokracia', ku kreu homazhe te shtatorja e Azem Hajdarit, në prani të bashkëshortes së tij, Fatmira dhe djalit të vogël Azemit, Berisha rikujtoi Lëvizjen e Dhjetorit, për të cilën tha se ishte lëvizja e idealeve më të pastra. E ndërsa Basha e 'kurseu', Berisha nga ana tjetër nuk 'harroi' të sulmonte kreun e PD, duke e quajtur 'Lulzim Boshi' dhe tradhtar të demokracisë.

"Azem Hajdari shkallmoi dyert e mbyllura të lirisë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ne mblidhemi sot në këtë shesh ku filloi revolucioni paqësor më i madh në historinë e kombit shqiptar, që do të sillte vendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri dhe përmbysjen e diktaturës së egër të Enver Hoxhës. Azem Hajdari që i priu atij revolucioni, firmosën në historinë e Kombit njërën nga faqet më të ndritura të lirisë së tij. Lëvizja e dhjetorit 1990 ishte lëvizja e idealeve më të pastra njerëzore të studentëve shqiptar. Ishin këto ideale, kjo energji që do shtrohej në leksirin e vërtetë të përpjekjeve të PD në qeveri për të ndërtuar në Shqipëri rendin demokratik, ekonominë e tregut, për të hapur Shqipërinë për ta nxjerrë nga izolimi. 'E duam Shqipërinë si gjithë Europa', buçiste zemra e studentëve. Ata shikonin si të ardhme të kombit tonë Shqipërinë zonjë mes kombeve të zhvilluara të Europës. Në tre dekada, Shqipëria me gjithë kompleksitetin dhe vështirësitë, shënoi ndryshime në drejtimin e partisë demokratike, të qeverisë së saj sa asnjë vend tjetër në Europë dhe më gjerë. N këto 8 vite, PD, demokratët në mbarë Shqipërinë  derdhën lumenj djerse, sakrificash të jashtëzakonshme, por mjerisht kaluan nga një humbje në humbjen tjetër. Jo për shkak të tyre, por krejtësisht për shkak të njeriut i cili pas 8 vitesh meriton të quhet se Lulzim Boshi apo peng kryetari. Në këto 8 vite, shqiptarët u larguan nga Shqipëria njësoj si në vitin 1991. Regjimi në pushtet vriste shpresën çdo minutë. Në 8 vite, PD pushoi së qenëri ajo që ishte. Drejtuesi i saj preu një nga një kolonat mbi të cilat ajo ishte ngritur, parimet dhe idealet mbi të cilat ajo qëndronte. Nëse sot themi se Edi Rama është armiku më i egër i pluralizmit, demokracisë, Lulzim Basha është tradhtari më i madh i tyre. Sot vijmë në këtë dhjetor, në një dhjetor të ri të idealeve më të larta, më të vendosur e kurrë të rithemelojmë partinë e Dhjetorit 1990, partinë e studentëve dhe të rinjve, partinë e lirisë së shqiptarëve. Më të vendosu se kurrë se ashtu siç përmbysëm 31 vite më parë diktaturën Hoxhiste, të përmbysim narko-shtetin e Ramës dhe pengun e tij Lulzim Basha. 11 dhjetori është ditë e madhe e atyre që e themelua PD. Ftoj të gjithë demokratët, delegatët e Kuvendit Kombëtar, ata që firmosën dhe ata që nuk firmosën, të vijën më 11 dhjetor në Kuvendin e rithemelimit të PD. Do i njohim shqiptarët me çdo delegat që ka firmosur e do firmosë rikthimin e PD e pluralizmit politik", tha Berisha.

 

Ora 12:02
8 Dhjetori/ Preç Zogaj refleksione: S'mund të bëjmë sikur s'shohim që PD feston e ndarë! Dualizëm, kryetari nuk bëhet kurrë kryetar dhe as ish-kryetari nuk ikën

 

Preç Zongaj, ish-pjesëmarrës në Lëvizjen e 8 dhjetorit, teksa përkujton Lëvizjen Studentore,  ka bërë refleksione mbi gjendjen ku ndodhet PD sot. I pranishëm në aktivitetin për Ditën e Rinisë tek ‘ArTurbina’, ai tha se PD duhet të zgjidhë dualizmin me lidershipin. Sipas Zogaj, partia nuk mund të shkojë drejt fitores kkur ndodhet në situatën që kryetari nuk bëhet kurrë kryetar dhe as ish-kryetari nuk ikën. Ai dha mesazh të qartë për Brishën, teksa tha se pas distancimit të partisë nga ai, është hera e parë që SHBA shpreh plotësisht mbështetjen e saj për PD.

"Sot po festojmë të ndarë, nuk mund të bëjmë sikur nuk e shohim. Ka patur raste kur 8 dhjetori është festuar në dy vende paralele, por jo në përmasa si këtë radhë. Jemi në një zhvillim të panjohur për Shqipërinë dhe PD. Jemi përpara ngjarjeve që nuk kanë ndodhur ndonjëherë. PD është përfshirë në një krizë në një turbullirë dhe jemi shqetësuar nga kjo, jemi të shqetësuar për ata që mendojnë kundër nesh, që na shajnë ne sepse nuk kemi tjetër si formacion politik. PD nuk mund të shkojë në fitore pa zgjidhur dualizmin e lidershipit të saj. As kryetari nuk bëhet kurrë kryetar dhe as ish-kryetari nuk ikën kurrë nga kryetari, nuk bëhet kurrë. Dualizmi nuk çon në fitore dhe po t'i kesh të gjitha lerat në rregull. Prej vitesh ka patur një pengim nga SHBA për PD, arsyet janë bërë të qarta nga zhvillet që kanë ndodhur. Kjo krizë ka zgjidhur dualizmin dhe ka hequr pengesën amerikane. Për herë të parë SHBA kthehen dhe deklarohen për një bashkëpunim të ngushtë me PD dhe paralajmërojnë dëshirën për të festuar krah saj fitoren. Duhet të bashkohemi se përballë PD ka vetëm një kundërshtar, qeveria e Edi Ramës", tha Zogaj.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 09/12/2021 00:59

    Do te rithemelohet PD,partia e studenteve me nje pensionist <<djalosh>> ne krye!Eshte e trishte te shohesh PD si eshte katandisur,e percare,e shkermoqur,e pergjysmuar.Ku shkuan enderrat e studenteve dhe gjithe shqiptareve ne keto 31 vjet?

    Përgjigju
  • Turi: 08/12/2021 22:51

    Parti Enver Sala o gati kurdoher. Saliii, te shalofsha nusen e djalit

    Përgjigju
  • Sidrit Golemi: 08/12/2021 17:12

    Lech Wałęsa - Former President of Poland - NUK ESHTE E VERTETE QE KA VDEKUR. Prec Zogaj beri nje lapsus duke e "bere te vdekur".

    Përgjigju
  • Emigrant: 08/12/2021 16:57

    Para nje viti isha ne londer dhe njoha nje djal nga berati i larguar nga shqiperia ne vitin 1993 Ai kishte qen student ne vitete 90 deri 93 shin dhe tregonte ato zhvillime Por me interesante ishte sepse ai thoshte qe neve na shtynin nga sigurimi dhe organizata e rinis per te dal protesta dhi ai nuk e besonte qe demokracin na e paskeshin prur studentet dhe PD me saliun

    Përgjigju
  • ndoci: 08/12/2021 15:56

    Sali BISHA dhe Lulezim BOSHI.... Shikoni ku e coi PD komunisti kriminel Sali shpellari.

    Përgjigju
  • Elsa: 08/12/2021 12:39

    basha eshte i sforucar ne cdo gje ,duket sikur duron vetem e vetem per tu pasururar ........ berisha e ka mbyllur ciklin .......

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit