Sot 31-vite nga themelimi i FRESSH-it, Veliaj: Në 15 Maj gdhihemi fitimtarë! Balla nga Fieri: I ftojmë të rinjtë t'i bashkohen fituesve

Forumi Rinor Eurosocialist i Shqipërisë kremtoi sot 31-vjetorin e themelimit të tij në një festë rinore në Pallatin e Kongreseve. Në këtë përvjetor, përpara mijëra të rinjve pjesë të strukturës rinore të Partisë Socialiste, por edhe shumë prej atyre që kanë kontribuuar ndër vite për këtë forum, mbajetën fjalën e tyre. I pari që uroi nga Apollonia, ishte kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Balla i cili ka ftuar të rinjtë e qarkut të Fierit t'i bashkohen Partisë Socialiste. Socialisti Balla thekson se ky përvjetor i Forumit të Rinisë Eurosocialiste të Shqipërisë mblodhi partinë socialiste në smeraldin e historisë shqiptare në të cilin do shtohen themelet e reja.

Festa 'kumboi' në Tiranë ku mbajti një fjalë përshëndetëse drejtuesi politik për Qarkun e Tiranës edhe Erion Veliaj.

Duke uruar ditëlindjen e FRESSH-it, Veliaj tha se e ardhmja e familjes së madhe të socialistëve është Forumi Rinor Eurosocialist i Shqipërisë.

“Sot jam shumë krenar, jo vetëm për ata që themeluan FRESSH-in 31 vite më parë, por jam super mirënjohës për ata që, ndoshta 31 vite më parë nuk kishin lindur akoma, por sot janë pjesë e kësaj energjie të bukur, që është organizata jonë, familja jonë, që drejtohet nga Edi Rama. Familja është Partia Socialiste e Shqipërisë dhe e ardhmja e kësaj familjeje është Forumi Rinor Eurosocialist i Shqipërisë, të rinjtë europianë socialistë, kjo është motoja jonë!”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës theksoi se 1/3 e Këshillit Bashkiak të Tiranës përbëhet nga çunat e gocat e FRESSH-it.

“Kur dëgjoja kolegët këtu, pyeta veten, pse jemi ndryshe nga të tjerët? Ne nuk jemi nga ata që i mbajnë mikrofonin liderit, që ky të bëjë video në Tik Tok. Ne nuk i kemi aktivistët tanë për të djegur selinë e partisë së tyre, siç bën një parti tjetër. Para një jave, edhe ata kishin përvjetorin e djegies së selisë. Aktivistët tanë nuk bëjnë konspiracione se iu nxehet telefoni dhe mendojnë se i përgjojnë, nuk vuajnë nga komplekse të tilla, nuk djegin shtëpinë e tyre, nuk janë aty si sfond për udhëheqësat, por janë me fuqi reale, me votë reale në forumet ku merren vendimet për qytetet tona,” u shpreh Veliaj.

Ai tha se anazhimi i PS-së në Qarkun e Tiranës është të kandidojë të rinj në çdo Këshill Bashkiak, në mënyrë që të jenë ata që i marrin vendimet. Veliaj tha se, pas 4 muajsh, PS-ja do të gdhihet fitimtare në secilën prej bashkive të qarkut më të madh në vend.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:47
31 vite nga themelimi i FRESSH, Balla nga Fieri fton të rinjtë në PS: Duhet të jeni krah fituesve! Socialistët janë gjithnjë të parët

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka festuar sot 31 vjetorin e themelimit të FRESSH nga Apollonia. Balla fton çdo të ri e të re të qarkut të Fierit, të anëtarësohet në partinë socialiste, sepse sipas tij është gjithnjë fituese, e brezi i ri duhet të jetë krah një force politike që gjithnjë fiton falë ndihmës për nevojtarët. Socialisti Balla thekson se ky përvjetor i Forumit të Rinisë Eurosocialiste të Shqipërisë mblodhi partinë socialiste në smeraldin e historisë shqiptare në të cilin do shtohen themelet e reja.

“Edhe pse FRESSH bën 31 vjeç, i ri mbetet gjithmonë. Dua t’ju falenderoj të gjithëve për këtë pjesëmarrje, të rinjtë e të reja të qarkut të Fierit.

Ata kanë qenë dhe mbeten, forcave dhe fuqia e vërtetë e FRESH-it të partisë socialiste. Detyra jonë është ta mbajmë Fierin kryeqytetin e partisë socialiste. Kush zgjedh, të japë kontributin e vetë për Shqipërinë duhet të zgjedhë PS. Kush vendos të bëhet pjesë e vendimmarrjes dhe të sjellë ndryshim, duhet të zgjedhë PS.

Të zgjidhni PS sepse është e vetmja forcë politike, që gjatë gjithë këtyre viteve, nuk ka çeduar integritetin shqiptar. Prandaj, ne menduam që në këtë përvjetor, të mblidheshim të gjithë në një prej smeraldeve të historisë shqiptare, në qytetin  e vjetër antik të Apollonisë. Ne shqiptarët, jo vetëm që kemi themelet tona, por do të vëmë themelet e reja. Ftojmë çdo të ri e të re, të bëhet pjesë e PS-së. Ju të rinjtë duhet të jeni gjithnjë fitues dhe ka një forcë politike që është fituese, ajo është PS. Sepse është pranë njerëzve në nevojë. Gëzuar FRESSHI ditëlindjen.”- tha Balla

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • brandito: 15/01/2023 16:31

    E rendesishme eshte kush fiton, jo kush ka te drejte. Per te kuqte, historikisht, vetem pushteti eshte cfare ka rendesi. Oportuniste te te gjitha vendeve, bashkohuni!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

5 këshilla si të shtroni tryezën për Krishtlindje

5 këshilla si të shtroni tryezën për Krishtlindje