Sot 446 infektime dhe 15 viktima nga COVID! Humb jetën infermierja në Lushnje, 31-vjeçari në Vlorë dhe aktivisti i PD-së në Kukës

Sot 446 infektime dhe 15 viktima nga COVID! Humb jetën infermierja në Lushnje, 31-vjeçari në Vlorë dhe aktivisti i PD-së në Kukës

Foto ilustruese

TIRANË- Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 446 infektime të reja dhe 15 viktima nga COVID-19! Si pasojë e Virusit ka humbur jetën një infermiere në Lushnje dhe një 31-vjeçari në Vlorë. Qarku me rastet më të larta pozitive me COVID-19 e mban Tirana me 135 të infektuar, e pasuar nga Shkodra, Durrësi dhe Fier.

Nga 2997 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 446 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 135 raste në Tiranë, 34 raste në Shkodër, 26 raste në Durrës, 19 raste në Fier, 17 raste në Mirditë, Gjirokastër, 16 raste në Lezhë, 14 raste në Kavajë, 13 raste në Korçë, Vlorë, Berat, Kuçovë, 10 raste në Krujë, 7 raste Ura Vajgurore, 6 raste në Devoll, Kukës, Pogradec, 5 raste në Lushnje, Sarandë, Vau i Dejës, Dibër, 4 raste në Librazhd, Përmet, Tepelenë, Peqin, Shijak, 3 raste në Kurbin, Elbasan, Has, Pukë, Mallakastër, Prrenjas, Memaliaj, Skrapar, 2 raste në Tropojë, Fushë Arrëz, Selenicë, Roskovec, Kolonjë, 1 rast në Kamëz, Delvinë, Divajkë, Belsh, Gramsh, Poliçan, Libohovë .

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 15 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 5 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Tepelena, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Pogradeci, 1 qytetar nga Kavaja, të moshave 40- 85 vjeç.  

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 440 pacientë, 33 në terapi intensive, nga të cilët 15 pacientë janë të intubuar.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 3338 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 33,369 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 744 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 82,554 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (17 Mars 2021)

Raste të reja ditore        446

Të shëruar në 24 orë     744

Të shtruar në spitale      440

Humbje jete në 24 orë   15

Testime ditore         2997

Testime totale          520,078

Raste pozitive           118,938

Raste të shëruara       82,554

Raste Aktive                34,292

Humbje jete                2092

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           23137

Fier               2556

Durrës    1600    

Vlorë      1514

Shkodër    1275

Gjirokastër 1205

Korçë         837

Lezhë      716

Elbasan  481

Berat       304

Dibër          351

Kukës    316

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:12
Po kurohej në Turqi, COVID-i i merr jetën aktivistit të PD-së në Kukës

Ditën e sotme është ndarë nga jeta Dileman Nela aktivist i PD-së në Kukës. Ai nuk ka arritur të fitojë betejën me koronavirusin. Nela po merrte trajtim mjekësor në Turqi, pas komplikacioneve të shfaqura nga koronavirusi. 

Kush ishte Dilaman Nela? Dilaman Nela lindi më 3 Maj 1967 në fshatin Kollovoz të rrethit të Kukësit.  Pas arsimit bazë në fshatin e lindjes ai kreu shkollën e mesme të profilit bujqësor në Shishtavec në vitin 1985.  Studimet e larta i ndoqi në degën Agronomi në vitet 1986-1990 në Institutin e lartë Bujqësor në Tiranë, ku vijoi edhe studimet pas universitare si doktorant në shkencat e agronomisë.  Dilaman Nela ka punuar një periudhë të caktuar si agronom dhe kryeagronom në Kollovoz, pas vitit ’90 ka punuar si mësues i biokimisë në shkollën e Kollovozit.  

Në vitin 1996 ai u zgjodh kryetar i Komunës së Shishtavecit, një përgjegjësi të cilën ai e ushtroi me kompetencë dhe përkushtim të lartë duke u rizgjedhur me votat e popullit në 5 mandate gjithsej (1996-2015) deri në riorganizimin e fundit territorial.  Ne vitin  2015 Dilaman Nelës iu besuan detyra të rëndësishme në Bashkinë e Kukësit, përkatësisht drejtor i Ndihmës Ekonomike dhe Nënkryetar i Bashkisë.

Ora 13:46
E kishin nisur për trajtim në Turqi pas infektimit me COVID, ndërron jetë i riu nga Vlora

Është ndarë nga jeta i riu nga Vlora, Myrtezan Memushaj, i cili  ishte infektuar me COVID.

Pasi gjendja e tij ishte përkeqësuar, 31-vjeçari, ishte nisur në Turqi për mjekim më të specializuar.

Fatkeqësisht Memushaj nuk ka arritur ta fitojë betejën me Covid-19.

Ora 11:29
E infektuar me COVID-19, ndërron jetë në moshën 59-vjeçare infermierja nga Lushnja

Një tjetër viktimë është shënuar në radhët e bluzave të bardha si pasojë e COVID.

Urdhri i Infermierit të Shqipërisë, bën me dije se është ndarë nga jeta në moshën 59 vjeçare Nurie Bace infermiere nga Lushnja.

“Një tjetër infermier u largua nga armata e UISH. Me hidhërim njoftojmë ndarjen nga jeta të infermieres nga Lushnja , Zj.Nurie Bace , 59 vjeç, e prekur nga covid-19.

Dashuria për profesionin , shërbimi me profesionalizëm, virtyte që e shoqëruan në cdo çast të punës së saj me pacientet. Në emër të Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë iu shprehim ngushëllime të sinqerta familjarëve dhe kolegëve”, thuhet në postimin  e urdhrit.

 

I.K/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki