Polica ka arrestuar ditën e sotme, 31- vjeçarin Amarildo Kola, i cili më 6 mars të këtij viti tentoi që të vriste Agron Pukën, para shkollës në Rrilë të Lezhës, sapo la dy fëmijën në shkollë.
Dyshohet se në atentat morën pjesë 4 persona të maskuar, 3 dolën jashtë nga makina, dhe njëri e qëlloi, ndërsa Puka mori vetëm një plumb në shpatull dhe arriti që të mbijetojë.
Policia bënë me dije se, Amarildo Kola është arrestuar në një lokal në Laç ditën e sotme, teksa me vete iu gjet edhe një pistoletë, e cila i është sekuestruar, po ashtu edhe krehri i saj, 15 fishekë, 2 automjete, 2 celularë dhe një shumë parash.
Gjykata e Lezhës i kishte caktuar Amarildo Kolës masën e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit “ dhe akuzohet për atentain ndaj Pukës në bashkëpunim me Kevin Ndokën dhe Vinçens Tukun.
“Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 6 shtetasit që shoqëronin në lokal, shtetasin Amarildo Ndreca alias Amarildo Kola , konkretisht për shtetasin P. J., 28 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, si dhe për shtetasit M. Ll., 50 vjeç, A. Gj., 23 vjeç, B. Gj., 36 vjeç, A. N. alias A. K., 45 vjeç dhe N. B., 34 vjeç, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, njoftoi policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Lezhës, për hetime të mëtejshme.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?
-
Po
19.8%
-
Jo
75.4%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 1656
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dëmet/ Zjarri i korrikut shkrumboi 50 hektarë me pisha në Shëngjin! Specialisti: Të hartohet program për ringritjen e pyjeve
9 Tetor, 15:44
-
Nesër reshje në Shkodër e Lezhë, tre ministra dakordësojnë masat parandaluese me kryebashkiakët: Inspektoni hidrovoret dhe pastroni kanalet
8 Tetor, 21:18
-
Lezhë/ Merr flakë magazina, shërbente si bazë ushqimore për bagëtitë, vetëm dëme materiale
8 Tetor, 13:03
-
Aksidenti në Lezhë/ Policja përplasi për vdekje kalimtarin, dyshohet se viktima i preu rrugën makinës
7 Tetor, 14:30
-
Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Shkodër, plagoset një grua! U karamboluan kamioni, vetura dhe furgoni (VIDEO)
7 Tetor, 14:22
-
Kurbin/ Policja përplas me makinë këmbësorin, 51-vjeçari vdes te Trauma! AMP arreston efektiven (EMRI)
6 Tetor, 21:32
-
Banorët e Zadrimës pa energji prej 12 orësh, shkak amortizimi i rrjetit elektrik
6 Tetor, 11:40
-
Mirditë/ Shembet Kulla e Abat Preng Doçit, monument kulture, bashkia thirrje ministrisë: Duhet restauruar
5 Tetor, 21:55
-
Bashkia Lezhë zeron borxhin prej 4.7 miliardë lekësh! Ndreu: Më shumë investime dhe shërbime për qytetarët
4 Tetor, 15:21
-
Moti i keq/ Përmbytet oborri i shkollës ‘Kosova’ në Lezhë, nxënësit e mësuesit nxirren me makinë nga punonjësit e bashkisë
4 Tetor, 14:49
-
VIDEO/ Reshje shiu e rrebeshe në gjithë vendin, Lezha e Durrësi nën ‘pushtetin e ujit’, përmbyten rrugët
4 Tetor, 10:28
-
Studiuesi dom Nik Ukgjini kritikon Qeverinë: Për çfarë duhet kjo godinë që zhduku gjurmët e kullës ku lindi Fishta?!
2 Tetor, 16:03