Sot 78-vjetori i Çlirimit të Tiranës, socialistët homazhe te Partizani i Panjohur! Veliaj: Bashkë mund të përballojmë edhe një luftë të pabesë si kjo e Putinit

TIRANË- 78 vjet më parë në 17 Nëntor të 1944 Tirana u çlirua nga ushtria gjermane në Luftën e Dytë Botërore.

Personalitete, ministra, veteranë të LANÇ dhe qytetarë të shumtë morën pjesë sot në homazhet për nder të ushtarëve të rënë në çlirimin e kryeqytetit. Ata vendosën kurora me lule të Partizani i Panjohur në qendër të Tiranës, për të nderuar partizanët.

Në ceremoninë e vendosjes së kurorave te “Partizani i Panjohur”, organizuar nga Bashkia e Tiranës, ishin të pranishëm kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, kryebashkiaku Erion Veliaj dhe personalitete të tjera të shtetit. Në fjalën e tij, Veliaj tha se vetëm kur jemi bashkë, njësoj si kundër pushtuesit, ne mund të ringrihemi më të forte, edhe kur na kërcënojnë fatkeqësi si tërmeti, pandemia apo lufta në Ukrainë.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla u shpreh krenare që Shqipëria u rreshtua në anën e duhur të historisë: “Çdo komb çlirohet me përpjekjet e veta thoshte i madhi Fan Noli dhe djemtë dhe vajzat e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë luftuan lagje më lagje, rrugë më rrugë, barrikadë më barrikadë për të çliruar Tiranën duke shënuar dhe një pikë kulmore drejt çlirimit të gjithë Shqipërisë. Populli i Tiranës dhe populli i Shqipërisë, e përkrahu luftën antifashiste, duke treguar edhe njëherë vlerat e larta, mençurinë, që populli shqiptar ka, duke u rreshtuar krah aleatëve tanë të mëdhenj, duke u rreshtuar në anën e duhur të historisë, aty ku ishte lufta për liri dhe demokraci.”

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:28
Çlirimi i Tiranës, Meta: Ditë reflektimi për t’iu kthyer qytetarëve lirinë e cenuar nga uzurpatorët

1668677305_3154290866849778096641247958367696206431523n.jpg

Me rastin e 78-vjetorit të Çlirimit të kryeqytetit, Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta u ka shprehur sot mirënjohjen partizanëve që luftuan për çlirimin e Tiranës dhe qytetarëve që ngritën barrikadat dhe i kthyen shtëpitë e tyre në kështjella kundër pushtuesve.

“Çlirimi i kryeqytetit tonë mbetet një nga ngjarjet më madhore të Luftës Antifashiste. Përjetë mirënjohës të gjithë atyre partizanëve që luftuan për çlirimin e Tiranës dhe në veçanti dëshmorëve që dhanë jetën e tyre.

Mirënjohje gjithmonë qytetarëve të Tiranës që ngritën barrikadat dhe i kthyen shtëpitë e tyre në kështjella kundër pushtuesve.

Sot është edhe një ditë reflektimi për t’iu kthyer qytetarëve të Tiranës lirinë e cenuar nga uzurpatorët. Tirana do të jetë më mirë! ”, shkruan Meta.

Ora 09:19
Veliaj uron 78-vjetorin e çlirimit të Tiranës: Vetëm bashkë mund të bëjmë më të mirën dhe të kalojmë çdo vështirësi

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka uruar qytetarët për 78-vjetorin e çlirimit të Tiranës. Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj thekson se vetëm 'bashkë mund të bëjmë më të mirën dhe të kalojmë çdo vështirësi”.

“Gëzuar 78-vjetorin e çlirimit të Tiranës. Sot është dita kur nderojmë heronjtë që luftuan për çlirimin e qytetit , duke na dhënë një mesazh të vyer: se vetëm BASHKË mund të bëjmë më të mirën dhe të kalojmë çdo vështirësi”, thekson Veliaj.

Edhe këtë vit, Kryetari i Bashkisë së Tiranës u ka bërë thirrje qytetarëve që për festat e nëntorit, të bëhen pjesë e festimeve duke iu bashkuar edhe ata nismës për vendosjen e simboleve kombëtare në banesat e tyre.

Në ceremoninë e vendosjes së kurorave te “Partizani i Panjohur”, organizuar nga Bashkia e Tiranës, ishin të pranishëm kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, kryebashkiaku Erion Veliaj dhe personalitete të tjera të shtetit.

Në fjalën e tij, Veliaj tha se vetëm kur jemi bashkë, njësoj si kundër pushtuesit, ne mund të ringrihemi më të forte, edhe kur na kërcënojnë fatkeqësi si tërmeti, pandemia apo lufta në Ukrainë.

“Tirana është i vetmi kryeqytet në Europën Lindore që u çlirua me forcat e veta dhe të aleatëve, pa asnjë këmbë ushtari rus në territorin e saj. E sot, teksa trupat ruse synojnë territore të tjera, besoj se për të gjithë ata që kanë një pikëpyetje për luftën, e për të gjithë ata që përdorin politikën për t’u ndarë mbi rëndësinë e luftës, do duhet ta mendojnë sërish! Ndaj, e kam zemrën plot krenari për të gjithë qytetarët tanë, për të gjithë ata që mishërojnë vlerat e luftës, për të gjithë ata që, edhe në politikën e ditëve të sotme, teksa ne përballemi fillimisht me tërmetin, pastaj me pandeminë, mandej me inflacionin e luftës së Putinit - si një luftë e pabesë ndaj popullit të Ukrainës, por edhe një luftë e pabesë ndaj Perëndimit dhe misionit tonë perëndimor - sot, më shumë se kurrë lipset të jemi bashkë. Kur jemi bashkë ne mund të bëjmë gjëra që veç e veç nuk i bëjmë dot. Kur jemi bashkë mund të kalojmë situata që, veç e veç nuk i kalojmë dot. Kur jemi bashkë ne mund të ngrihemi më të fortë, ndoshta edhe më të fortë seç ishim kur u rrëzuam prej tërmetit, prej pandemisë, apo prej kësaj lufte të pabesë. Ndaj miq, sot misioni është i njëjtë si në 17 nëntor të 1944-ës, për të qenë bashkë, për të qenë solidarë, për të qenë perëndimorë,” u shpreh Veliaj.

Ai kujtoi fjalët e Papa Franceskut, pak ditë më parë, gjatë vizitës në Vatikan: “Papa na kujtoi diçka, që ndoshta ne e marrim për të mirëqenë, por tha: “Jeni i vetmi popull që keni shpëtuar hebrenjtë. Jo vetëm jeni çliruar vetë me dinjitet, por keni shpëtuar edhe jetën e të tjerëve”. Tirana jonë ka pasur 10 herë më shumë hebrenj në fund të Luftës së Dytë Botërore, sesa në fillim. Ndaj, për të gjithë ata që thonë ne s’bëhemi, ky popull s’bëhet, ky vend s’bëhet, le të kujtojmë ku i kemi rrënjët. I kemi rrënjët e forta. Ky vend bëhet! Ky qytet bëhet! Ishte Kryeqyteti Europian i Rinisë, do të jetë së shpejti Qyteti Europian i Sportit, dhe vetëm nëse ne të parët jemi ambasadorët e mirë të Shqipërisë, ne të parët flasim mirë për vendin tonë, ne të parët jemi krenarë për historinë tonë, ne të parët zgjedhim të mos përçahemi për 17-ën, 28-ën, 29-ën, atëherë ky vend ditët më të mira i ka përpara,” deklaroi kryebashkiaku i Tiranës.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës