Sot ‘Dita e Rinisë’, 32 vjet nga Lëvizja Studentore që solli demokracinë! Rama uron me Migjenin! Begaj: 8 Dhjetori, aspirata për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa

Sot ‘Dita e Rinisë’, 32 vjet nga Lëvizja Studentore që solli demokracinë! Rama uron me Migjenin! Begaj: 8 Dhjetori, aspirata për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa

Lëvizja Studentore e viteve '90

Shënohet sot Dita Kombëtare e Rinisë. Prej vitit 2009, me vendim të marrë nga Kuvendi i Shqipërisë, kjo datë përkujtohet si festë kombëtare në nderim të të gjithë studentëve të dhjetorit 1990 dhe gjithë rinisë shqiptare.

Në kuadër të kësaj dite nuk kanë munguar edhe urimet nga politika. ‘Idealet e studentëve të dhjetorit 1990 duhet të na frymëzojnë gjithnjë për të punuar me përgjegjësi, në mënyrë që të vazhdojmë rrugën tonë të integrimit euroatlantik’. Përmes kësaj thirrje presidenti Bajram Begaj uroi 8 dhjetorin në këtë 32 vjetor të lëvizjes studentore.

Kryeministri Edi Rama uroi Ditën e Rinisë me vargjet e poezisë së Migjenit. Ditën e rinisë përmes rrjeteve sociale e uroi edhe ish presidenti, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta që shkruan se pluralizmi politik, liria dhe demokracia janë nën agresionin e një regjimi të dhunshëm kleptokratik dhe se është koha për një angazhim historik të të rinjve dhe të rejave në mbrojtjen e Lirisë dhe Demokracisë.

Edhe ambasada e SHBA në vendin tonë, kujtoi 32 vjetorin e lëvizjes për shembjen e komunizmit nga revolta studentore.

Çfarë ndodhi më 8 dhjetor
Më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike, protestave paqësore që sollën rënien e sistemit komunist dhe lindjen e demokracisë.

Të organizuar ata marshuan nga 'Qyteti Studenti' drejt qendrës së Tiranës. Ata u bënë iniciatorë e kthesës së madhe historike të vendit, duke u ngritur në protesta që sollën rënien e sistemit komunist dhe ardhjen e demokracisë.

Me shprehjen “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, të rinjtë kërkuan ngritjen e sistemit të vlerave perëndimore dhe të shtetit të së drejtës; integrimin në Europë dhe garantimin e pluralizmit politik si bazë kryesore për një shoqëri të lirë e demokratike. Lëvizja Studentore e vitit 1990 është e vetmja Lëvizje paqësore që ndryshoi historinë e Shqipërisë.

Atë natë të 8 Dhjetorit, radhët e tyre ishin shtuar minutë pas minute dhe turma kishte mbërritur deri në 1000 vetë.

Protestat do të vazhdonin edhe për dy ditët në vijim deri në datën 11 dhjetor në mbrëmje kur në takim me Ramzi Alinë u konfirmua edhe pluralizmi politik, të cilin e shpallën menjëherë pas kthimit nga ai takim, duke nisur edhe organizimet për themelimin e Partisë Demokratike.

Lëvizja Studentore do të vijonte me organizime e protesta edhe në ditët e para të vitit 1991 deri në ditët e grevës së urisë, kulmuar mesditën e 20 shkurtit 1991, kur Studentët të mbështetur nga pedagogët dhe shumë qytetarë të Tiranës, zbarkuan në sheshin Skënderbej, duke rrëzuar përfundimisht diktaturën komuniste dhe duke sjellë për shqiptarët lirinë e munguar gjatë pothuaj gjysmë shekulli.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:35
8 dhjetori, Basha: Ëndrra europiane që ngriti në këmbë studentët 32 vite më parë, është ende frymëzim për të rinjtë

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha ka uruar 8 dhjetorin, ‘Ditën e Rinisë’. Basha shkruan se ëndrra europiane që ngriti në 1990 studentët në këmbë është ende frymëzim për të rinjtë e sotëm.

8 dhjetori 1990, dita që ndau të shkuarën nga e ardhmja, është vepra më e bukur e rinisë shqiptare, frymëzimi më i madh për çdo të ri dhe pikënisja e rrugëtimit të Shqipërisë europiane.

Ëndrra e Shqipërisë europiane që ngriti në këmbë studentët 32 vjet më parë, mbetet jo vetëm ëndrra më e bukur dhe më përbashkuese e brezave, por edhe më frymëzuesja e rinisë së sotme!

Prandaj dita e rinisë nuk është vetëm një datë historike. Është inkurajim për çdo brez për të mos u ndalur, as dorëzuar para vështirësive, por për të luftuar ashtu si 32 vite më parë, për një Shqipëri demokratike, një Shqipëri si gjithë Europa”, shkruan Basha.

Ora 16:43
8 dhjetori, Autoriteti i Dosjeve zhvillon monodramën nga e kaluara komuniste: Vepra, e ndërtuar me historinë e diktaturës

1670514271_3179962884769133412197877258660939877914088n.jpg

Në ditën kombëtare të rinisë, më 8 dhjetor autoriteti i Dosjeve zhvilloi sot një monodramë më tematike informuese, edukative dhe kulturore me fokus historinë. Vepra u përqëndrua me historinë e shqiptarëve nën dikaturën komuniste.

 

Ora 13:01
Dita e Rinisë, Tedi Blushi kujton Klodian Rashën: U ekzekutua nga Policia e Rilindjes, Rama armiku i të rinjve shqiptar

1666269136_WATERMARKREPORTtv.00110410.Still014.jpg

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi sot në ‘Ditën e Rinisë’, ka kujtuar të 25-vjeçarin Klodian Rasha, i cili u vra dy vite më parë efektivi i policisë Nevaldo Hajdarajn. Sipas Blushit, i riu u ekzekutua si sot dy vite më parë nga Policia e "Rilindjes", pa asnjë shkak, si shumë të rinj të tjerë që kanë humbur jetën nga banditë me uniformë të këtij regjimi kriminal i Ramës.

‘Sot në Ditën e Rinisë, nderojmë kujtimin e të ndjerit Klodian Rasha, i ekzekutuar si sot dy vite më parë nga Policia e "Rilindjes", pa asnjë shkak, si shumë të rinj të tjerë që kanë humbur jetën nga banditë me uniformë të këtij regjimi kriminal që të vetmin vizion për rininë ka shtypjen, dhunën dhe dëbimin nga Shqipëria.

Edi Rama është sot armiku kryesor i lirisë dhe të drejtave të të rinjve shqiptarë, autori i vrasjes së shpresave të tyre, ideatori dhe zbatuesi i platformës më antikombëtare të shpopullimit të vendit nga mijëra djem dhe vajza të kualifikuar, që detyrohen të braktisin Shqipërinë duke rrezikuar edhe jetën për të kaluar La Manshin me gomone.

Të rinjtë duhet të marrin në dorë fatet e tyre për t’i treguar vendin bandës së “Rilindjes”! Shqipëria u përket të rinjve dhe Partia e Lirisë do të bëjë gjithçka për ta bërë këtë realitet!’- u shpreh Blushi.

Ora 11:00
Sot 'Dita e Rinisë', Rudina Hajdari: Sa herë jam e demoralizuar, i rikthehem kësaj pike në historinë e Shqipërisë dhe aty gjej forcë

Ish-deputetja Rudina Hajdari ka uruar 8 dhjetorin, ‘Ditën e Rinisë’. Me një postim në rrjetet sociale, ish- deputetja shkruan se herë që ndihet e demoralizuar, i rikthehet kësaj pike në historinë e Shqipërisë sepse aty gjen forcën.

“Në 8 dhjetor të vitit 1990, lëvizja studentore e udhëhequr nga Azem Hajdari, ia doli të nisë një rrugëtim pa kthim për të përmbysur një nga diktaturat më të egra në botë.

Ata studentë dhe pedagogë me kurajon dhe qëndresën e tyre ia dolën të ndryshojnë historinë e vendit. Sa herë ndihem e demoralizuar, i rikthehem kësaj pike në historinë e Shqipërisë dhe aty gjej forcë.

Gjej forcë te Azem Hajdari, gjej forcë te ata mijëra studentë të cilët nuk pyetën për kërcënimet, nuk pyetën për dhunën policore, nuk pyetën për terrorin komunist, por ngritën krye për një jetë më të mirë.

Akti i tyre duhet të frymëzojë edhe sot, çdo të re e të ri e të na japë forcë për të luftuar e punuar përditë që e ardhmja jonë të jetë këtu e jo në emigrim. Akti i tyre duhet të shërbejë si motivim për çdo shqiptar që të kërkojë me forcë një Shqipëri si gjithë Europa, me institucione të forta, demokraci të vërtetë e shtet që punon për mirëqënien e çdo banori.

Gëzuar 8 dhjetorin!”, shkruan ish-deputetja në Facebook.

Ora 10:02
32 vjetori i rrëzimit të komunizmit, Meta: Sot demokracia nën agresionin e regjimit të dhunshëm! Koha për angazhim historik të të rinjve

1670345543_Screenshot1.jpg

Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar 8 dhjetorin nëpërmjet një postimi në facebook-un e tij. Ai shkruan se 32 vite më parë, lëvizja studentore vrau frikën dhe përmbysi mitin e diktaturës më brutale në Europë.

Meta shtoi se sot të rinjtë duhet të angazhohen për të mbrojtur demokracinë që sipas tij është nën agresionin e një regjimi të dhunshëm.

“Gëzuar 8 Dhjetorin, Ditën e Rinisë! 32 vite më parë Lëvizja Studentore me në krye Azem Hajdarin vrau frikën dhe përmbysi mitin e diktaturës më brutale në kontinent. 8 Dhjetori e futi Shqipërinë në rrugën e Lirisë dhe të Demokracisë! Sot kur pluralizmi politik, liria dhe demokracia janë nën agresionin e një regjimi të dhunshëm kleptokratik është koha për një angazhim historik të të rinjve dhe të rejave në mbrojtjen e Lirisë dhe Demokracisë. Kjo është rruga për të ndaluar shpopullimin dhe garantuar një Shqipëri që u përket të rinjve”- shkruan Meta.

Ora 09:53
Ambasada amerikane mesazh për Ditën e Rinisë: Nderojmë guximin e studentëve dhe të rinjve që kërkuan demokraci për vendin e tyre

Ambasada amerikane në Tiranë ka uruar ditën Kombëtare të Rinisë. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social, ambasada shkruan se 32 vite më parë, studentët dhe të rinjtë shqiptarë u bënë protagonistë të momentit shumë të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë, me rrëzimin e regjimit komunist.

“Sot, Shqipëria shënon Ditën Kombëtare të Rinisë. Vetëm 32 vite më parë, studentët dhe të rinjtë shqiptarë protestuan kundër njërit prej regjimeve komuniste më mizore të Europës, duke nisur rënien e tij dhe duke u bërë protagonistë të një momenti shumë të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë. Më 8 dhjetor, ne nderojmë guximin e atyre studentëve që kërkuan ndryshime politike dhe demokraci për vendin e tyre. Të rinjtë sot vazhdojnë të formësojnë të ardhmen e vendit dhe Shtetet e Bashkuara qëndrojnë krah për krah me popullin shqiptar ndërsa ju hidhni hapin tjetër të rrugëtimit tuaj demokratik drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian”-thuhet në postimin e bërë nga ambasada amerikane.

Ora 09:14
Dita e Rinisë, Begaj: Idealet e studentëve të dhjetorit '90 duhet të na frymëzojnë për të punuar me përgjegjësi

1669558720_thumbsbcf60ca3537e10bd6a6f7ccccd9866040d1.jpg

Presidenti Bajram Begaj thotë se 8 dhjetori i 32 viteve më parë ndau përfundimisht historinë e shtetit shqiptar në dy epoka. Sipas Begajt, është pikërisht kjo arsyeja se pse 8 dhjetorin e nderojmë dhe e festojmë si Ditën Kombëtare të Rinisë, duke shprehur në këtë mënyrë sa mirënjohjen ndaj studentëve dhe të rinjve të asaj kohe, edhe përgjegjësinë dhe detyrimin ndaj rinisë shqiptare në çdo kohë.

8 dhjetori i 32 viteve më parë i studentëve të Tiranës, do të ndante përfundimisht në historinë e shtetit shqiptar dy epoka.

Ai dhjetor, do të ishte i fundmi dhjetor i pushtetit komunist, për të mbetur në histori edhe dhjetori i parë i lirisë në pluralizëm politik, për të mbetur përjetësisht edhe dhjetori që ndezi shpresën e demokracisë.

Ndaj, një popull që kishte përballuar aq e aq shumë sakrifica dhe pamundësi, mbushi sheshet e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, përmes thirrjes studentore: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa!”

Largpamësia dhe mençuria vizionare e studentëve shqiptarë të atij brezi, bëri bashkë menjëherë punëtorët dhe intelektualët, pedagogët dhe shkencëtarët, bëri me vete gjithë popullin shqiptar, i cili pa asnjë mëdyshje, por me bindje dhe vullnet patriotik përcaktoi edhe rrugën e të ardhmes së tij.

Është pikërisht kjo arsyeja se pse 8 dhjetorin e nderojmë dhe e festojmë si Ditën Kombëtare të Rinisë, duke shprehur në këtë mënyrë sa mirënjohjen ndaj studentëve dhe të rinjve të asaj kohe, edhe përgjegjësinë dhe detyrimin ndaj rinisë shqiptare në çdo kohë.

Mesazhi i kësaj dite është amanet, është mision, është detyrim dhe përgjegjësi.

Idealet e studentëve të dhjetorit 1990 duhet të na frymëzojnë gjithnjë për të punuar me përgjegjësi, me seriozitet dhe përkushtim, në mënyrë që të vazhdojmë pa ndalur rrugën tonë të integrimit euroatlantik.

8 dhjetori është ëndrra e një brezi shprehur në thirrjen “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, por mbetet edhe aspirata e një kombi për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa.’- shkruan Begaj.

Ora 08:19
'Rini, thueja kangës ma të bukur që di', Rama zgjedh poezinë e Migjenit si përkujtim për 8 dhjetorin

1670266025_Screenshot1.jpg

Kryeministri Edi Rama ka uruar ditën e Rinisë me vargjet e poezisë së shkruar nga poeti Migjeni (Millosh Gjergj Nikolla). Nëpërmjet një postimi në facebook, Rama zgjodhi ‘Poezinë e Rinisë’ për të uruar 8 dhjetorin, që shënon 32 vjetorin e rënies së komunizmit në vendin tonë.

Postimi i Plotë nga Rama dhe poezia e Migjenit: 

Mirëmëngjes! Dhe me vargjet e një kolosi të madh të letrave shqipe, në këtë të Ditë të Rinisë, ju uroj të gjithëve t’ia kaloni sa më mirë, ndërsa ti, “Rini, thueja kangës ma të bukur që di!

Thueja kangës sate që të vlon në gji.

Nxirre gëzimin tand' të shpërthejë me vrull...

Mos e freno kangën! Le të marri udhë.

Thueja kangës, rini, pash syt e tu...

Të rroki, të puthi kanga, të nxisi me dashnu

me zjarrm tand, rini... Dhe të na mbysi dallga prej ndjenjash të shkumbzueme q'i turbullon kanga.

Rini, thueja kangës dhe qeshu si fëmi

Kumbi i zanit të përplaset për qiellë

dhe të kthejë prap te na - se hyjt ta kanë zili

e na të duem fort si të duem një diell.

Thueja kangës, Rini! Thueja kangës gëzimplote!

Qeshu, rini! Qeshu! Bota asht e jote”

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jimmy: 08/12/2022 20:21

    Kjo Rudina eshte shume idiote maman te korruptuar babane nje kriminel dhe maskara ordiner ke quan demokraci kjo injorante pa byth!!

    Përgjigju
  • ilva: 08/12/2022 14:40

    qeshu rini dhe punoni fort per te ardhmen e vendit tuaj

    Përgjigju
  • Geri: 08/12/2022 14:30

    Flisni budalliqe ju por i vetmi qe ka punuar per keto te rinj rama eshte

    Përgjigju
  • Alesia: 08/12/2022 14:30

    kemi rinine me te zjarrte dhe me puntore qe mund te kete nje vend

    Përgjigju
  • Armand: 08/12/2022 13:38

    Te themi ca te duam esht i vetmi qe po i krijon me shume mundsi te rinjve

    Përgjigju
  • Ledi: 08/12/2022 12:51

    Gezuar festen e rinis te gjithe te rinjve! Futjuni punes dhe nesoni sa me shum pasi ju jeni e ardhmja e vendit!

    Përgjigju
  • Rea: 08/12/2022 12:50

    Te rinjt jan ata qe e bejn nje vend te eci para

    Përgjigju
  • Dori: 08/12/2022 11:29

    Pa rini nuk ka as harmoni ne nje vend

    Përgjigju
  • Beni: 08/12/2022 11:28

    Te rinjte jane e ardhmja e vendit tone

    Përgjigju
  • Besi: 08/12/2022 10:47

    Rini Rini pse nuk e rrezoni kete mashtrues e kete qeveri pse ikni e nuk rrini atje ta rrezoni kete mashtrues e kete qeveri qe don me u ba bashke me Serbi sepse ky mashtrues nuk don nje Kosove bashke me Shqiperi ngritu Rini dhe rrezoni kete mashtrues e kete qeveri

    Përgjigju
  • Gomari i babatasit: 08/12/2022 10:40

    Festimi i kesaj dite eshte nje farse sepse idealet perendimore te kesaj rinie u perdhosen ne menyren me mizore gjate viteve te kesaj demek demokracije qe ndertuam gjate ketyre 32 viteve,ky eshte nje turp i kesaj klase politike ne vite e cila e tradhetoi kete rini.

    Përgjigju
  • Gani: 08/12/2022 08:33

    Po ku le rini ne kete vend ti gjatup i jashtem. Rinise ja bere varrin ti si rilindas dhe yt ate si komunist. Hajdut me prirje xhepisti

    Përgjigju
    • Qytetar: 08/12/2022 09:02

      Gani, qe te kesh kredibilitet duhet re permendesh edhe bemat e 78 vjecarit legjendar: drejtesine e plepave, shkaterrimin e bazes industriale te vendit, kioskezimin e qyteteve, zaptimin e tokave, 96-n, piramidat, 97-n, 98-n, Gerdecin, Lazaratin, vjedhjen masive me Rrugen e Kombit, manipulimet e zgjedhjeve me pijanecin Ristani, 21 janarin.

  • Dora d'istris: 08/12/2022 07:24

    U dh...... demokracine

    Përgjigju
    • Dioguardi: 08/12/2022 09:21

      Eshte tranzicion, demokracia do vije kur te rrasen brenda gjithe keta hajdutet e politikes e biznesit

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane