Sot 80-vjeçar, Berlusconi:Politika?
Një mësuese aspak e këndshme!

Sot 80-vjeçar, Berlusconi:Politika?<br />Një mësuese aspak e këndshme!
Ish-kreu i qeverisë italiane, Silvio Berlusconi feston sot 80-vjetorin e lindjes duke pohuar se do të tërhiqet nga jeta politike.

Një mësuese aspak e këndshme në aparencë dhe që nuk e kam dashur kurrë”, thotë ai.

E shoh ende me pasiguri sesi do të jetë e ardhmja ime. Ajo që kam konstatuar, ndoshta elementi më i rëndësishëm është se do të kaloj më tepër kohë me fëmijët dhe nipërit e mi”, deklaroi miliarderi në një intervistë të publikuar në të përjavshmen “Chi”, në pronësi të familjes.

Do t’i kushtoj më shumë kohë personave që dua. Ky është vendimi më i drejtë, pesë fëmijët dhe 10 nipërit e mi më bëjnë të ndihem një patriark i vërtetë”, shtoi ai.

Pavarësisht transplantit të flokëve dhe kirurgjisë estetike, Silvio Berlusconi është plakur. Ai iu nënshtrua në mes të qershorit një operacioni në zemër të hapur për zëvendësimin e një valvule në aortë pas një ataku kardiak që për pak i kushtoi jetën.

berluisconi
berluisconi
berluisconi
berluisconi
berluisconi
 Foto të tjera..


(d.b/Afp/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid