Sot 80 vjetori i Çlirimit të Tiranës nga pushtuesit nazistë, homazhe te ‘Ushtari i Panjohur’! Veliaj: Të lëmë përçarjet për përparimin e shoqërisë

Sot 80 vjetori i Çlirimit të Tiranës nga pushtuesit nazistë, homazhe te ‘Ushtari i Panjohur’! Veliaj: Të lëmë përçarjet për përparimin e shoqërisë

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj

TIRANË- Tirana përkujtoi 80 vjetorin e çlirimit. Ceremonia bëri bashkë kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliajn, kryeparlamentaren Elisa Spiropali si dhe deputetë socialist, që nderuan të rënët për liri.

Në fjalën e tij, kreu i bashkisë Erion Veliaj tha se kjo ditë historike shërben si udhërrëfyes për ruajtjen e së kaluarës dhe përqafimin e ndryshimit.

Kush lexon historinë kupton se kishte ndasi dhe përçarje dhe sfida dhe në atë kohë si ka edhe sot. Ashtu si partizanët u ngritën mbi ndasitë e kohët për të çliruar Tiranën, ne sot duhet të ngrihemi mbi egoizmin, ndarjet dhe përçarjet, përplasjet e panevojshme për ta bërë një shoqëri me të përparuar dhe progresiste”, tha Veliaj. 

Ndërsa kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali tha se tashmë Shqipëria, e rreshtuar në anën e duhur të historisë, po synon një tjetër arritje: atë të integrimit në BE.

"Lavdi atyre që patën viZionin të ndricoheshin nga e shkuara, lufta për tr është një testament, shqipëria është rreshtuar në anën e duhur të historisë, shqipëria europiane të cilës I jemi përkushtuar për ta bërë pjesë në europë, është padyshim pjesë e këtij testamenti...", tha Spiropali. 

Çlirimin e Tiranës e uroi përmes këtij postimi edhe kryeministri Edi Rama, që ndau në rrjetet sociale momente nga aktivitetet e organizuara në shkollat e kryeqytetit.

Përfaqësuesit e Partisë së Lirisë nuk iu bashkuan homazheve të organizuara nga Bashkia, por kurorat me lule i vendosën të vetëm. 

Çlirimi i Tiranës

 80 vjet më parë, më 17 nëntor 1944, Tirana u çlirua nga ushtria gjermane në Luftën e Dytë Botërore. Çlirimi i Tiranës është një moment historik dhe konsiderohet si një nga operacionet më të rëndësishme dhe të suksesshme që kanë zhvilluar njësitë e UNÇSH kundër forcave gjermane e bashkëpunëtorëve të tyre për çlirimin e qyteteve të Shqipërisë.

Çlirimi i kryeqytetit iu ngarkua Korporatës së I Sulmuese, përmes një plani operativo-strategjik të Komandës së Përgjithshme që parashikonte krijimin e frontit të brendshëm dhe të jashtëm me qëllim mbylljen dhe goditjen e garnizonit gjerman brenda Tiranës. 

Operacioni u zhvillua në tri faza: faza përgatitore (12 shtator – 28 tetor), faza e parë e sulmit (29 tetor – 10 nëntor) dhe faza e sulmit përfundimtar (11 – 17 nëntor).

Operacioni i mësymjes për çlirimin e Tiranës përfundoi me fitore, pas 19 ditë luftimesh të ashpra brenda në qytet, si dhe gjatë rrugëve të komunikacionit që çonin drejt tij. Më 17 nëntor Tirana u çlirua. Rol të veçantë për suksesin e operacionit luajti beteja e Mushqetasë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:34
80-vjetori i Çlirimit, Veliaj: Tirana dhe Shqipëria janë sot më të forta se kurrë! Ngrihemi mbi ndarjet dhe përplasjet e panevojshme

 

Tirana përkujtoi sot 80-vjetorin e Çlirimit nga pushtuesit nazi-fashistë. Në ceremoninë e nderimit pranë monumentit të Ushtarit të Panjohur morën pjesë një numër i madh personalitetesh, përfaqësues të qeverisë, veteranë të LANÇ-it dhe qytetarë të shumtë. 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nënvizoi se ashtu si partizanët kapërcyen ndasitë për çlirimin e Tiranës, qytetarët sot duhet të ngrihen mbi ndasitë dhe konfliktet e panevojshme, për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë, më moderne dhe më solidare.

“Ashtu si partizanët u ngritën mbi ndasitë e kohës për të çliruar Tiranën, ne sot ngrihemi mbi egoizmin, ndarjet dhe përplasjet e panevojshme për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë, më të fisme, më të hapur, më solidare dhe më moderne. Por, mbi të gjitha, më progresiste dhe më të përparuar. Historia na mëson se çdo çlirim kërkon sakrifica, dhe ndonjëherë ato sakrifica janë të heshtura: të braktisim mendësitë që na mbajnë prapa, të pranojmë të renë dhe të guxojmë të sfidojmë traditat që nuk kanë më vend në të sotmen. Çdo brez ka luftën e tij dhe, ndonëse e jona nuk ka predha dhe mortaja, ajo kërkon të njëjtën forcë shpirtërore dhe të njëjtin idealizëm. Sepse, siç mësoi Tirana atë mëngjes të çlirimit, çdo shkatërrim, sado i madh, mund të jetë fillimi i një jete të re. Kjo vlen si për qytetet ashtu edhe për zemrat dhe mendjet tona. Sepse ‘sakrifica është çmimi që paguajmë për lirinë’”, u shpreh Veliaj.

Veliaj theksoi rëndësinë për ta mbrojtur lirinë, teksa sot kryeqyteti jeton ditët e veta më të mira.

“80 vjet më pas, Tirana dhe Shqipëria janë më të forta se kurrë! Para dy vitesh Tirana mbajti titullin Kryeqyteti Europian i Rinisë, vjet ishte Qyteti Europian i Sportit, ndërsa vitin tjetër do të jetë Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut. Falë atij çlirimi dhe dinjiteti, sot Tirana është më Europiane, më e zhvilluar dhe më e përparuar se kurrë më parë. Sot ne festojmë lirinë, por njëkohësisht reflektojmë për përgjegjësinë tonë si qytetarë, për të mbrojtur dhe zhvilluar këtë trashëgimi të çmuar. Le të jetë kjo ditë një kujtese e përhershme se sakrifica dhe uniteti janë çelësi për një të ardhme më të ndritur”, tha Veliaj.

Ai shtoi se ruajtja e së kaluarës nuk është thjesht një detyrim moral, por edhe një akt përgjegjësie për të ardhmen, se trashëgimia jonë kulturore dhe historike është themeli mbi të cilët ndërtojmë identitetin dhe aspiratat tona për të ardhmen.

“Një tjetër luftë vazhdon sot. Lufta ndaj një armiku që nuk ka uniformë dhe as armë, por që ngjitet si një hije e së shkuarës në mendësitë e vjetra dhe zakonet që na mbajnë peng. Sot, barrikadat nuk janë më prej karrocash, karrigesh apo mobiliesh të vjetra, por prej frikës dhe hezitimit për të ndryshuar e për të përqafuar progresin. Fasadat e dëmtuara nuk janë më nëpër rrugë, por në mendjet tona, ku shpesh mbajmë të pandryshuara besimet që i përkasin një kohe tjetër. Si atëherë, kjo është një betejë rrugë më rrugë, ide më ide, mendje më mendje dhe zemër më zemër. Si atëherë, kërkon guxim për të ngritur flamurin e një të ardhmeje më të mirë se sa e sotmja”, tha ai.

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali deklaroi se lufta për Tiranën dhe çlirimi i Shqipërisë është një testament historik, një busull morale, për orientimin e shoqërisë shqiptare për të bërë zgjedhjet e duhura në këto kohë sërish dramatike për njerëzimin.

“Antifashizmi është një nga vlerat më të mëdha të qytetetërimit europian të së shkuarës së afërme dhe një nga garancitë më solemne të së ardhmes. Shqipëria është rreshtuar sot nën anën e duhur të historisë, duke zgjehdur dritën mbi errësirën, të drejtën përpara forcës së egër, lirinë dhe sakrificën, për liri bazuar në vlerat më të mira të njerëzimit. Shqipëria europiane, të cilës i jemi përkushtuar me premtimin se për pak vjet do ta bëjmë anëtare të denjë të Bashkimit Europian, është padyshim pjesë e këtij testament historik me rrënjët në Shqipërinë antifashiste”, deklaroi Spiropali. 

Prefekti i Qarkut të Tiranës, Afrim Qendro, kujtoi rëndësinë historike të kësaj ngjarjeje. Ai vlerësoi sakrificat e atyre që luftuan për lirinë e kryeqytetit dhe rolin e çlirimit si pikë kthese për luftën nacionalçlirimtare.

“17 nëntori që na ka mbledhur nuk është një ceremoni e rastësishme, as ngjarje e shënuar nga fati, jemi këtu falë atyre që lumtuan për Tiranën dhe dhanë jetën për këtë qytet. Çlirimi i kryeqytretit përbënte një pikë kthese të  Luftës Nacionalçlirimtare të atdheut. Asnjëherë ata nuk patën dyshime se kauza e tyre ishte e drejtë. Ata ishin çlirimtarët, jo pushtuesit, ndaj dolën faqebardhë nga betejat e përgjakshme të këtij qyteti. 80 vite më pas ne jetojmë në paqe. Secili nga ne e ka për detyrë të japë kontributin për vendin, që e ardhmja të jetë më e ndritur se e shkuara”, deklaroi Qendro.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xhemal: 17/11/2024 10:34

    Lavdi luftes ncl,partizaneve,..nje nga periudhat me te ndritura te historise se shqiperise,lufta partizane cliroi vendin nga pushtuesit nazifashiste dhe bashkepunetoret e tyre,forcoi pavaresine,Solli progresin dne,arsim,shendetesi,emancipimin e gruas,u zhvillua bujqesia,industria shkenca ,mbrojtja,siguria,paqia sociale ,u forcua uniteti ...edhe sot ndihet vepra e te reneve...lavdi perjete luftetareve per paqe ,drejtesi e vellazeri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ervin Kapaj në 'Klinika 24': Ja rreziku që na vjen nga monopatinat

Ervin Kapaj në 'Klinika 24': Ja rreziku që na vjen nga monopatinat