TIRANE-PS, opozita në Kuvend dhe PD-LSI janë në limitin e kohës për të gjetur dakordësinë për zgjedhoren brenda 31 majit, pasi sot është dita e fundit. Pas takimit disaorësh dje që u mbyll me ndasi, sot pasdite Këshilli mblidhet sërish nën presionin ndërkombëtar.
Disa orë para takimit, Presidenti Ilir Meta ka dy kërkesa për tryezën e reformës zgjedhore, e para që ndryshohet sistemi, pra që listat të jenë të hapura dhe e dyta që të sanksionohet zgjedhja e Presidentit nga populli.
"Ndaj sot të gjithë presin nga palët të mbajnë premtimin e tyre për konsensus. Jo vetëm kaq, pasi edhe kjo është shumë pak.
Të mos kenë më frikë nga vota e lirë dhe e barabartë e qytetarëve të vendit dhe t'u japin mundësi të shprehen, jo vetëm për partitë, por edhe për deputetët që këta të mos heshtin më në Parlament e të vazhdojnë të ngrenë duart për ligje e politika që shtojnë varfërinë në vend dhe favorizojnë vetëm një grusht oligarkësh dhe politikanësh që kurrë s'duan të japin llogari dhe të mbajnë përgjegjësi.
Dhe për të dhënë shembullin i pari ju ftoj të vendosni edhe zgjedhjen e Presidentit nga populli, që në këtë vend Presidenti të mos këtë më detyrime ndaj asnjë partie, por vetëm ndaj Kushtetutës, qytetarëve dhe Republikës" shkruan Meta.
Kërkesat e Presidentit përmes Facebook-ut dhe jo institucionalisht, aq më tepër ditën e fundit të afatit, kur pritet finalizimi i marrëveshjes duken më tepër si retorikë. Tryeza e Reformës Zgjedhore në thelb ka rekomandimet e OSBE-së, pavarësisht këmbënguljes së Rudina Hajdarit për ndryshimin e sistemit, por që nuk ka gjetur dakordësinë e PS,PD dhe LSI.
Komente


I Ziu ai Popull qe me cudit se ska asnje alternative Popullore dhe efikase ,por rrin si i ngurrosur dhe pret cfare tha kjo Parti e cfare tha ajo tjetra . Dhe neper kafenet zien problemet dhe aftesite e Partive qe kane qene per 30 vite Populli i degjon sikur te jane te Virgjer dhe Kafenete kur hyn ne dere te ftojne disa kokrra qe mbahen te zgjuar ,por tere jeten fukarenj dhe te shpjegojne ate qe e di edhe nje femije i lindur nga barku i Nenes Shume mburren dhe hapin krahet e cirren se kush eshte Asi dhe kush eshte prasi Oh moj Shqiperi dhe Shqipetare ke po votoni .Si nuk pushuat se thirruri I di une te gjitha por skame breke madje vesh . Ato gjarperinj politikane bejne sikur do zbrese Zeusi dhe te leshoje thirrjen e forte Degjoni Meten e FLORINJTE
Përgjigju– Brucia La Terra – - - - - - - - https://www.youtube.com/watch?v=fAaw2wJxQlE
PërgjigjuMeta me kete propozim hyn ne rrugen e duhur institucionale.Populli kerkon qe te perfaqesohet sic duhet ,pra me lista te hapura.Zgjedhja e presidentit nga populli eshte kerkese mbare popullore duke eleminuar pazaret, dhe i jep fuqine morale dhe intitucionale presidentit per veprimet qe merr Levizje shume e sakte ne kohen e duhur .Vetem frikacaket politikan dhe autoritar nuk pranojne .Ne rast te kundert lejani popullit te vendos me referendum
PërgjigjuSakte dhe paster
PërgjigjuOk z President
PërgjigjuDo zoti nuk ndodh ajo qe ti kerkon dhe do zoti jep logari per te gjithe te keqiat