TIRANË- Deputeti i opozitës së re, Ralf Gjoni, i dalë nga listat e LSI-së, ka qenë i ashpër për rolin e presidentit Ilir Meta në krizën politike, madje e ka quajtur atë jo pak herë "bishë politike".
Megjithatë, kësaj herë ka vlerësuar qëndrimin e kreut të shtetit, i cili vetëm pak orë para nisjes së tryezës së Reformës Zgjedhore, u ka bërë apel palëve politike që të hapin listat e partive. Gjoni është kujdesur të theksojë se me kreun e shtetit ka që në 2017 që nuk është takuar.
"Me Ilir Metën kam që në verën e 2017 që nuk kam më kontakte. Por sot më takon të përshëndes qëndrimin kurajoz të Presidentit të Republikës në mbështetje të listave të hapura dhe të zgjedhjes së drejtpërdrejtë të Presidentit nga populli. Uroj me zemër që LSI t’a dëgjojë thirrjen e themeluesit të saj", teksa ka publikuar foto të lajmit të publikuar nga Shqiptarja.com.