Sot ankohet se Meta është i burgosur politik, por ja çfarë thoshte Berisha 4 vite më parë për dosjen e tij (VIDEO)

Pak kohë më parë, Berisha ka pranuar të vërtetën e Edi Ramës për dosjen e Ilir Metës, duke sqaruar detaje të komunikimit të kryeminstrit me ish-aleatin e tij, Ilir Meta. Është fjala për momente kur gjatë vizitave në Bruksel dhe Gjermani, sipas Berishës, Ramës i ishte kërkuar arrestimi i Ilir Metës.

Në deklaratën e tij, Berisha pranon se kishte një dosje të ndërtuar nga ekspertë ndërkombëtare duke pranuar gjithashtu të vërtetën e akuzave kundër Ilir Metës.

Berisha: Rama, pas kthimit nga Brukseli, i ka thënë zotit Meta se më kërkuan arrestimin tuaj mbi bazën e dosjes që ka dorëzuar vetë zoti Rama. Pas kthimit nga Gjermania, i ka thënë zotit Meta të njëjtën gjë dhe ç’është e vërteta, i ka thënë të vërtetën. Nuk them se zoti Rama ka trilluar. Jo. Por ka një problem këtu. Por Edi Rama duket se ka një dosje shumë më të plotë për Ilir Metën sepse nëqoftëse dosja nuk do ishte më e plotë dhe nëqfotëse dosja nuk ishte shqyrtuar nga ekspertë ndërkombëtarë të shquar, ai nuk do mund të kërkonte… Askush s’do mund t’i kërkonte atij arrestimin e Ilir Metës.

Por pas arrestimit të Ilir Metës në tetor 2024, Berisha deklaroi krejt të kundërtën e asaj që kishte artikuluar tri vite më heret e kur pranonte se në dosjen e Metës kishte të vërteta. Berisha e harroi këtë dhe nxitoi ta konsiderojë Ilir Metën të dënuar politik.

Berisha: Ilir Meta është i burgosur politik dhe ka mbështetjen e plotë, totale të Partisë Demokratike…

Ndiqni videon në dy kohë të Berishës për të vërtetën e akuzave për korrupsion ndaj Ilir Metës, për të cilat ai është në burg prej tetorit 2024./Tema

S.B/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

‘Na nxore gjumin’, Basha i përgjigjet Ramës: Ngele duke pyetur për shokët e mi! S’ke faj, vetëm bufi të ka ngelur, jeni të pandashëm

‘Na nxore gjumin’, Basha i përgjigjet Ramës: Ngele duke pyetur për shokët e mi! S’ke faj, vetëm bufi të ka ngelur, jeni të pandashëm