Sot Çeki-Shqipëri në Ligën e Kombeve, Sylvinho cakton 11 titullarët! Bajrami: E rëndësishme të mos humbim

Sot Çeki-Shqipëri në Ligën e Kombeve, Sylvinho cakton 11 titullarët! Bajrami: E rëndësishme të mos humbim

Stervitja e Kombëtares

Në transfertën çeke, ku kurrë më parë nuk është fituar, kombëtarja do luajë sot në orën 20:45 ndeshjen e tretë në grup në Ligën e Kombeve. Trajneri Sylvinho në konferencën për shtyp deklaroi se e ka vendosur formacionin, por nuk dha emra. Referuar stërvitjeve të kryera, në portë do ta nisë Strakosha, ndërsa ashtu si në ndeshjet e shtatorit mbrojtja do formohet nga Hysaj, Ismaili, Kumbulla dhe Mitaj, ndërsa në mesfushë Asllani dhe Ramadani do jetë pas Qazim Laçit. Edhe krahët e sulmit do jenë të mbuluar nga Jasir Asani dhe Nedim Bajrami, ndërsa ndryshimi i vetëm është maja e sulmit. Në mungesë të Manajt i dëmtuar Daku do ta nisë titullar.

“Është një ndeshje e rëndësishme kundër një përfaqësuesje shumë të fortë, fizike, me kundërsulm mjaft të shpejtë. Kanë disa lojtarë shumë kualitativ, të cilët luajnë në kampionate shumë të forta, si Souçek dhe Coufal. Asnjë trajner nuk e përgatit ndeshjen për të barazuar dhe ne kemi ardhur këtu për të marrë maksimumin,”-u shpreh Sinkron Sylvinho, trajner i kombëtares.

Nedim Bajrami, autori i golit të barazimit rreth 1 vit më parë në transfertën e Çekisë, pret një përballje të vështirë.

“Besoj se ai gol është i së kaluarës, do jetë sfidë ndryshe sepse është një skuadër fizike, e dimë se çfarë na pret. Të gjithë janë gati dhe e dimë se çfarë duhet të bëjmë. E rëndësishme është mos ta humbim ndeshjen pasi e dimë që është një skuadër e fortë dhe shumë fizike,”-tha Nedim Bajrami, futbollist i kombëtares.

Çeki-Shqipëri në Pragë do gjykohet nga një pesëshe arbitrash nga Franca, përfshirë edhe VAR, me kryesor Benoit Bastien. Kundër Çekisë Shqipëria ka luajtur 3 herë, e fundit në Tiranë më 12 tetor e fituar 3-0 nga kuqezinjtë.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?