TIRANE- Lëvizja Socialiste për Integrim nuk është dakord që sheshit te Pazari i Ri, t'i hiqet emri i një prej figurave më të spikatura, të historisë sonë, Avni Rustemi, dhe t'i vihet emri "Çamëria". Ky ka qenë së paku edhe qëndrimi publik dhe i prerë i nënkryetarit të LSI-së, Petrit Vasili, që është njëkohësisht edhe nënkryetar i bashkisë së Tiranës. "Uroj që të jetë keqkuptim propozimi për heqjen e emrit të Avni Rustemit. LSI vlerëson lart figurën e tij.
Ai shesh nuk mund të ketë emër tjetër",- ka deklaruar për mediat dje, Petrit Vasili. Më tej, numri dy i partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, që ka 5 vota në këshillin bashkiak të Tiranës, ka sqaruar se ide të tilla konfliktuale nuk duhet të mbështeten, pasi "sheshi është larë me gjakun e Avni Rustemit". Propozimi i Partisë Drejtësi dhe Unitet për t'i vënë emrin "Çamëria" një sheshi të Tiranës, ka hapur mjaft debate. Bashkia e Tiranës pretendon se propozimi për këtë shesh ka ardhur nga Tahir Muhedini i PDIU-së, që është anëtar i këshillit bashkiak, ndërsa ky i fundit deklaron se ata kanë propozuar vetëm që një shesh në Tiranë të mbajë këtë emër, ndërsa zgjedhja e sheshit "Avni Rustemi" në rastin konkret është bërë nga bashkia e Tiranës.
IDRIZI: SHESHI "ÇAMERIA" NE NJE VEND DINJITOZ
Për këtë problem ka reaguar edhe kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi, i cili ka vlerësuar figurën e Avni Rustemit, duke thënë se sheshi Çamëria në një vend dinjitoz, të pranuar nga të gjithtë.
PRISHET KOALICIONI
Në mbledhjen e sotshme të këshillit bashkiak, duket se kreu i bashkisë Lulzim Basha, do ta ketë të pamundur të marrë votat që i duhen, për të kaluar së paku projektvendimin për riemërtimin e sheshit "Avni Rustemi". Nëse 5 këshilltarët e LSI-së, do të votojnë kundër këtij projektvendimi, atëherë koalicioni i djathtë do të ketë vetëm 23 vota, kundrejt 27 që ka koalicioni i majtë, vota këto që do të ishin të pamjaftueshme për ta kaluar projektvendimin. Që do të thotë se kreu i bashkisë, nuk e ka kështu shumicën e domosdoshme për të votuar një projektvendim dhe për ta kaluar atë. Këshilli bashkiak përbëhet gjithsej nga 55 anëtarë, nga ku 28 vota kanë të djathtët, së bashku me 5 votat e LSI-së, 2 të PDIU-së, 1 të PR-së dhe një tjetër të PLL-së dhe 27 vota kanë të majtët, së bashku me 1 votë të PDS-së dhe 1 votë të PSV'91. Këshilltarët e majtë kanë deklaruar votën e tyre kundër këtij projektvendimi dhe kontestimin ndaj propozimit që sapo ai u mbërriti në dorë, javën e kaluar.
RELACIONI
Në fakt, duket se vetë bashkia është e vetëdijshme se ndryshimi i emrit të këtij sheshi nuk do të kalojë pa debate. Me sa duket, për këtë arsye, është munduar ta mbajë të "fshehtë" se për cilin shesh bëhet fjalë, duke qenë se edhe në projektvendim thuhet "Riemërtimin "Çamëria" të sheshit që lidh rrugët "Hoxha Tahsin" me "Luigj Gurakuqi", duke mos specifikuar konkretisht sheshin. Sheshi nuk përmendet asnjëherë në projektvendim, ndërsa përmendet vetëm dy herë edhe gjatë gjithë relacionit shpjegues, ku njëherë madje etiketohet me "ish-emërtimin". "Me propozim të anëtarit të këshillit bashkiak, z. Tahir Muhedini, përfaqësuesi i partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet(PDIU) në këshillin bashkiak të Tiranës, Drejtoria e politikave dhe zhvillimit të qytetit i paraqet këshillit bashkiak miratimin e një prej shesheve të qytetit të Tiranës, me emërtimin "Çamëria", konkretisht të sheshit (me ish-emrin Avni Rustemi) që lidh rrugët "Hoxha Tahsini" me atë "Luigj Gurakuqi", - thuhet në relacionin që shoqëron projektvendimin për ndryshimin e emrit.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Rustemi", LSI kundër Bashës">