Fluks i shtuar i emigrantëve shqiptarë në 24 orët e fundit. Sipas të dhënave në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës kanë hyrë 5612 shtetas kryesisht shtetas shqiptare që kthehen për të festuar Pashkët ortodokse. 

Gazetari i Report Tv Armand Braho raporton se situata momentalisht është e qetë, po punohet me 6 sportele (3 në hyrje dhe 3 në dalje) nga pala jone, ndërsa pala greke po punon me 2 sportele.

Radhë të gjata dhe fluks emigrantësh janë shënuar edhe 2 ditët e fundit në pikën kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës në Gjirokastër. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Kufirit dhe Emigracionit në Kakavijë kanë hyrë rreth  5000 persona, ndërkohë që e njëjta panoramë është edhe në pikën e kalimit Kufitar të Kapshticës, ku në 24 orët e fundit kanë hyrë mbi 5000 qytetarë.