Kuvend/ Zgjidhen emrat e rinj nga radhët e Avokatëve për KLP dhe KLGJ-në! Zgjatet afati për komisionin hetimor për 'Sterilizimin'

TIRANË- Në seancën e sotme plenare është votuar zgjatja e afatit të Komisionit hetimor për Setrilizimin dhe Check Up. Me 95 vota, afati i komisionit shtyhet me 3 muaj kalendarke, ndërsa deputeti socialist Erion Braçe votoi kundër.

Në rendin e ditës për seancën e sotme u miratuan anëtarëve të rinj nga radhët e avokatëve që do të ulen në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Shumica absolute nuk u arrit, por kandidatët e kësaj liste konsiderohen të zgjedhur. 

Nga shorti u zgjodhën kandidatët Bledar Bajri dhe Albens Tabaku për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Erind Mërkuri dhe Erind Gërmenji për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Të katër kandidatët vijnë nga një karrierë në profesionin e avokatit dhe si lektorë të jurispudencës.

Me 90 vota pro, 4 kundër 1 abstenim u miratuan projektvendimet për ngritjen e nënkomisionit për Auditimin e Sektorit Publik.

Po ashtu u miratuan projektrezolutat për vlerësimin e veprimtarisë së institucioneve të drejtësisë si dhe institucioneve të tjera që raportuan në Kuvend seancën e 18 korrikut.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:17
Felaj i tërheq vëmendjen Korreshit për zhurmë në sallë, Dash Sula i fërkon kokën ‘për ta ngushëlluar’

 Një moment i veçantë i shprehjes së miqësisë ka ndodhur në Kuvend mes deputetëve të Partisë Demokratike.

Gjatë momenti kur nënkryetarja Ermonela Felaj i ka tërhequr vëmendjen për zhurmë në sallë deputetit Saimir Korreshi, për t’i shprehur mbështetjen kolegu i ulur pranë tij Dash Sula i ka fërkuar kokën. Ndiqni videon e siguruar nga Shqiptarja.com

Ora 12:11
‘Sterilizimi’/ Zgjatet afati i komisionit hetimor në kuvend, Braçe kundër! Të gjitha projektrezolutat e projektligjet që u miratuan

 

Kuvendi i Shqipërisë miratoi në nisje të tij 23 projektrezoluta.

Të gjitha projektrezolutat dhe projektligjet e miratuara: 

-73 pro Miratimi i projektrezolutës për vlerësimin e veprimtarisë së Prokurorit të Përgjithshëm për vitin 2023.

-75 pro 1 kundër (Alibeaj) Miratimi i projektrezolutës për vlerësimin e veprimtarisë së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për vitin 2023.

-72 pro Miratimi i projektrezolutës për vlerësimin e veprimtarisë së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për vitin 2023.

-72 pro 1 kundër(Leskaj)  Miratimi i projektrezolutës për vlerësimin e veprimtarisë së Këshillit të Lartë Gjyqësor për vitin 2023.

-72 pro 1 kundër (Leskaj) Miratimi i projektrezolutës për vlerësimin e veprimtarisë së Këshillit të Lartë të Prokurorisë për vitin 2023.

-72 pro 1 abstenim (Leskaj) Miratimi i projektrezolutës për vlerësimin e veprimtarisë së Avokatit të Popullit për vitin 2023.

-73 pro 1 kundër Miratimi i projektrezolutës për vlerësimin e veprimtarisë së Bankës së Shqipërisë për vitin 2023

-73 pro Miratimi i projektrezolutës për vlerësimin e veprimtarisë së Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave për viti 2023

-72 pro 2 kundër (Leskaj, Spaho) Miratimi i projektrezolutës për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Konkurrencës për vitin 2023.

72 pro 6 kundër (Vokshi, Spaho, Leskaj, Sula) Miratimi i projektrezolutës për vlerësimin e veprimtarisë së Institutit të Statistikave për vitin 2023.

-72 pro, 2 abstenim, 1 kundër (Vasili) Miratimi i projektrezolutës për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit për vitin 2023

-95 pro (Miratimi i projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqësuar nga Sekretariati për Çështjet Evropiane, dhe Komisionit Evropian për programin IPA të bashkëpunimit ndërkufitar Maqedonia e Veriut - Shqipëri 2021-2027

-96 pro (Miratimi i projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Republikës së Francës dhe Komisionit Evropian, për programin e bashkëpunimit (Interreg VI-C) URBACT IV 2021-2027)

-97 pro Miratimi i projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Republikës së Italisë, përfaqësuar nga Rajoni i Emilia Romagna-s, dhe Komisionit Evropian, për programin Interreg (Interreg VI-B) IPA Adriatik - Jon”.

-91 pro Miratimi i projektligjit “Për Aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen për themelimin e Organizatës Ndërkombëtare të Vreshtarisë dhe Verës (OIV)”.

-98 pro Miratimi i projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Republikës Helene dhe Komisionit Evropian, për programin e bashkëpunimit ndërkufitar (Interreg VI-A) IPA Greqi-Shqipëri 2021-2027”

-68 pro, 3 kundër, 2 abstenim Miratimi i projektvendimit “Për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga radhët e avokatëve sipas ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar” Bledar Bajri Albens Tabaku zgjidhen automatikisht edhe pse pa votat e nevojshme

-66 pro 1 kundër 5 abstenim Miratimi i projektvendimit “Për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga radhët e avokatëve sipas ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar” (raundi i tretë); Erind Mërkuri Erind Gërmenji zgjidhen automatikisht edhe pse pa votat e nevojshme

-90 vota pro, 4 kundër 1 abstenim Miratimi i projektvendimit “Për ngritjen e Nënkomisionit për Auditimin e Sektorit Publik”.

-95 pro, 1 kundër (Braçe), 1 abstenim Miratimi i projektvendimit “Për zgjatjen e afatit të Komisionit Hetimor “Për shërbimet publike të sterilizimit dhe të Check-up-it në shëndetësi”

-84 pro, 1 abstenim Miratimi i projektvendimit “Për një ndryshim në vendimin nr. 70/2021 “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar”.

-89 pro, 1 kundër (Braçe) Miratimi i projektvendimit “Për një ndryshim në vendimin nr. 70/2021 “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar”

-86 vota pro, 2 kundër, 1 abstenim Miratimi i projektvendimit “Për një ndryshim në vendimin nr. 19/2024 “Për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimin Publik të Check-up në Shëndetësi”.

Ora 10:48
Kuvend/ Zgjidhen emrat e rinj nga radhët e Avokatëve për KLP dhe KLGJ-në (EMRAT)

1721897304_kuvend.jpg

Në rendin e ditës për seancën e sotme u miratuan anëtarëve të rinj nga radhët e avokatëve që do të ulen në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Shumica e thjeshtë nuk u arrit, por kandidatët e kësaj liste konsiderohen të zgjedhur.

Nga shorti u zgjodhën kandidatët Bledar Bajri dhe Albens Tabaku për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Erind Mërkuri dhe Erind Gërmenji për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Të katër kandidatët vijnë nga një karrierë në profesionin e avokatit dhe si lektorë të jurispudencës.

Ora 08:24
Basha publikon amendamentin për hapjen 100% të listave dhe u bën thirrje deputetëve: Refuzojeni pazarin Rama-Berisha

1721566556_basha.jpg

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka publikuar amendamentin e dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë, ku kërkon hapjen 100% të listave.

Basha shkruan se pasi i ekspozoi për amnistinë, sabotimin e Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe mbylljen e listave, koha i dha të drejtë. Sipas tij, Rama dhe Berisha nuk duan Reformë Zgjedhore, sepse kërkojnë të mbajnë rreth vetes një tufë deputetësh që i shërbejnë interesave të tyre dhe halleve që kanë me drejtësinë, jo qytetarëve.

Ai më tej ka dhe një mesazh për deputetët në Kuvend ku shprehet se nëse brenda bunkerëve anti-SPAK të Ramës dhe Berishës duan të vendosen në rresht për t’i shërbyer atyre dhe jo qytetarëve, le të ngrenë dorën dhe të ulin kokën për të votuar riciklimin e marrëveshjes së 2008-ës.

'I ekspozuam për pazarin me amnistinë, dhe koha na dha të drejtë. I ekspozuam për pazarin për sabotimin e Komisionit të Reformës Zgjedhore, dhe koha na dha të drejtë. I ekspozuam për pazarin për mbylljen e listave, dhe koha na dha të drejtë. Rama dhe Berisha nuk duan Reformë Zgjedhore, sepse kërkojnë të mbajnë rreth vetes një tufë deputetësh që i shërbejnë interesave të tyre dhe halleve që kanë me drejtësinë, jo qytetarëve.

Ne e refuzojmë me forcë këtë pazar, prandaj kam depozituar një amendament përmes të cilit ju jepet mundësia deputetëve që duan realisht lista të hapura dhe neverisin këtë mynxyrë, të votojnë për të pasur lista 100% të hapura.

Përmes këtij amendamenti u japim mundësi partive të zgjedhin nëse duan të përdorin listat e hapura, apo listat e mbyllura, e jo t’i nënshtrohen në mënyrë të detyrueshme pasojave të allshiverishit të atij që ka shpallur revolucion, por është ulur në prerin e Ramës, dhe atij që deklaron se nuk bashkëpunon me non gratat, por bashkon vota me Berishën sa herë ua do halli i përbashkët.

Nëse brenda bunkerëve anti-SPAK të Ramës dhe Berishës duan të vendosen në rresht për t’i shërbyer atyre dhe jo qytetarëve, le të ngrenë dorën dhe të ulin kokën për të votuar riciklimin e marrëveshjes së 2008-ës.

Por, nëse duan realisht që gjërat të ndryshojnë e të fuqizojnë votën e qytetarëve duke i’u dhënë dinjitet, autoritet dhe përfaqësim deputetëve, të mbështesin këtë amendament. Shqipëria meriton më shumë.'- shkruan Basha.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë