Komisioni Qendror i Zgjedhjeve celebron sot(të enjten) Ditën Botërore të Zgjedhjeve në Qendrën Rinore Tirana. Dita Botërore e Zgjedhjeve do të organizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Mirqënies Sociale dhe Rinisë dhe Institutin e Kulturës Rome (IRCA), në kuadër të bashkëpunimit të vijueshëm institucional me  të gjithë aktorët, institucionalë apo shoqëri civile, angazhimi i të cilëve është kontribut i vyer për suksesin e punës së KQZ-së në përmbushje të misionit për edukimin zgjedhor të shtetasve. E enjtja e parë e Shkurtit të çdo vitit është “Dita Botërore e Zgjedhjeve”.