Nga Bosnjë-Hercegovina, ku u ndal në ditën e dytë të turit ballkanik në kuadër të procesit të Berlinit që pritet të mbahet në Tiranë më datë 16 tetor, kryeministri Edi Rama bëri me dije se po përgatiten për hapjen e ambasadës shqiptare në Sarajevë.
Në një konferencë të përbashkët me Borjana Kriston, kryetare e Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, kreu i qeverisë shqiptare kërkoi po ashtu që të mundësohet lëvizja e lirë për qytetarët shqiptarë të Republikës së Kosovës sepse politika duhet t’u shërbejë qytetarëve pa dallim.
Kryeministri Rama u shpreh se në Samitin e Berlinit do të marrë jetë plani i një financimi të ri nga vendet e BE-së e Ballkanit. Rama shtoi se nuk duhet të vij një agresor që Ballkani Perëndimor të marrë më shumë mbështetje nga BE, por duhet një qasje e re për të lënë pas të shkuarën.
Nga ana tjetër zyrtarja e lartë boshnjake u shpreh se gjatë takimit me kreun e qeverisë kanë parashikuar 5 çështje me rëndësi që këshilli i ministrave po përgatit ti paraqesë Këshillit Evropian. Kristo tha po ashtu se po punojnë që të aprovojnë lëvizjen e lirë nëpërmjet shteteve dhe tregun e përbashkët.
Pas vizitës në Sarajevë, Rama do të ndalet Malin e Zi. Kreu i qeverisë, do të pritet në orën 13:45 nga kryeministri Dritan Abazoviç. Po ashtu do të zhvillojë edhe një takim bilateral me presidentin e Malit të Zi Jakov Milatoviç, në orën 16:00. Pas Malit të Zi, kreu i qeverisë shqiptare do të zhvillojë një takim ‘tete a tete’ më presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, në orën 19:30. Në orën 20:00 pritet të ketë një takim me Vuçiç. Vizitën do ta përmbyllë me një darkë pune më presidentin serb.
Çfarë ndodhi ditën e parë të turit ballkanik të Ramës?
Turin Ballkanik kryeministri Rama e nisi nga Maqedonia e Veriut për diskutimin dhe koordinimin e Samitit të radhës të Procesit të Berlinit që do të organizohet në Tirana nga qeveria shqiptare. Rama tha dje se ka ardhur koha që BE të ndihmojë financiarisht më shumë rajonin. Pas vizitës në Shkup, kryeministri Rama vizitoi Kosovën, ku u takua me presidenten Vjosa Osmani dhe kreun e Kuvendit Glauk Konjufca. Albin Kurti refuzoi takimin edhe pas thirrjes së kreut të qeverisë se dera i hapet edhe hasmit. Në një emision televiziv, Rama kritikoi ashpër Kurtin se po izolon Kosovën dhe se po humbet një mundësi historike, duke refuzuar draftin për asociacionin të propozuar prej tij.
Kryeministri Edi Rama është takuar me presidentin e Republikës së Bosnje dhe Hercegovinës, Denis Bećirović. Kreu i qeverisë shqiptare ka publikuar disa foto nga takimi me presidentin Denis Bećirović.
Kryeministri Edi Rama, është duke zhvilluar një konferencë me kryeministren e Bosnjë Hercegovinës, Borjana Kristo. Rama thotë se shumë shpejt do të ketë një ambasadë në Sarajevë. Ai shtoi se janë të interesuar që marrëveshjet e Procesit të Berlinit të nënshkruhen.
“Në radhë të parë e urova kryeministren për konseusin për ndalimin e duhanit në këtë godinë. Dhe, uroj që ky të jetë një shembull sesi të gjithë vendimet dhe proces kaq të rëndësishme për mirëqenien e përbashkët duhet të bëhen dhe zbatohen. Dëshirojmë t;i forcojmë marrëdhëniet me Bosnjë -Hercegovinën dhe e informova se do të hapim ambasadën shqiptare këtu. Këtu jeton një komunitet shqiptar dhe mua më vjen mirë që edhe ata boshnjak në vendin tonë i ka të garantuara të gjitha të drejtat në ligjin e minoriteteve të Republikës së Shqipërisë.
Ne jemi shumë të interesuar që marrëveshjet e Procesit të Berlinit dhe lëvizja e lirë të mundësohet për qytetarët shqiptarë të Republikës së Kosovës sepse politika duhet t’u shërbejë qytetarëve pa dallim.
Dhe, dëshiroj të besoj që ashtu sikundër vetë Serbia i ka firmosur ato marrëveshje edhe Bosnja Hercegovina do ta bëjë këtë gjë. Nga ana tjetër erdha këtu për ta informauar atë cka ne duam të bëjmë në samitin e Procesit të Berlinit të tetorit në Tiranë.”- thotë Rama.
Borjana Kristo, kryetare e Këshillit të Ministrave të Republikës së Bosnje dhe Hercegovinës në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama u shpreh se gjatë takimit me kreun e qeverisë kanë parashikuar 5 çështje me rëndësi që këshilli i ministrave po përgatit ti paraqesë Këshillit Evropian. Kristo tha se po punojnë që të aprovojnë lëvizjen e lirë nëpërmjet shteteve dhe tregut të përbashkët.
“Kemi biseduar në lidhje me marrëdhëniet tona që janë të mira dhe si duhet t’i çojmë më tutje marrëdhëniet mes shteteve tona. Ky bashkëpunim të përmbajë dialogun e përbashkët dhe shpresoj se do të kemi një bashkëpunim të mirë dhe në të ardhmen. E informova Ramën lidhur me situatën politike dhe aktuale tek ne dhe si funksionojnë çështjet e tjera të lidhura me politikën tek ne. Bashkëpunimi mes 2 shteteve të jetë me konsensus, të kemi dialog të mirë dhe në të ardhmen shpresoj se do të kemi marrëdhënie të mira. Kemi theksuar 14 çështje më të rëndësishme për t’i paraqitur Komisionit Evropian dhe më tutje duhet të merremi që të shprehim interesat tona Komisionit Evropian. Kemi parashikuar 5 çështje të cilat duhet të paraqiten. Theksohet bashkëpunimi rajonal dhe me theks të veçantë në Procesin e Berlinit. Ne kemi informuar kryeministrin lidhur me masat e marra dhe iniciativat për Procesin e Berlinit dhe takimin që do të zhvillohet në Tiranë. 2 iniciativa nuk kemi arritur për t’i bërë dhe nuk jemi të gatshëm ende, lidhur me lëvizjen e lirë nëpërmjet shteteve dhe tregut të përbashkët dhe jemi duke i bërë që edhe këto që të bëhen aktuale.”, theksoi ajo.
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në kryeqytetin e Bosnje dhe Hercegovinës, në Sarajevë, teksa po zhvillon ditën e dytë të turit ballkanik, në kuadër të përgatitjes për samitin e Procesit të Berlinit, që do të mbahet në Tiranë në tetor të këtij viti.
-
A e ka marre Rrahman me trimat e tij me vete?
Përgjigju -
RESPEKTE pafund pèr ATDHETARIN ALBIN ❤️ KURTI ! NEVERI dhe URREJTJE pèr BANDAT KRIMINALE dhe ORGANIZATAT MAFIOZE tè PS + PD + LESHELI + PR + PAD + PDBNJ + PDIU + Nisma Thurje LESHIT etj etj etj etj Respekte edhe pèr AVOKATIN SPARTAK ❤️ NGJELA ATDHETAR
Përgjigju -
Bravo qe po beni kaq shume per kosoven
Përgjigju -
Si hjithmone ne mbarojtje te vellezerve tane
Përgjigju -
Nje takim shume i rendesishdme
Përgjigju -
Me lajme te mira per Kosoven
Përgjigju -
Per kosoven keni qene gjithmone shume mbeshtetes
Përgjigju -
Duhet te jene me te shumta keto takime, keep up the good work
Përgjigju -
Perpara Gjigand!
Përgjigju -
Ju po beni levizjet e duhura ne rajon dhe me politiken e duhur bravo zoti rama
Përgjigju -
Ju po na krenoni me levizjet qe po beni dhe me punen e palodhur zoti Rama per tu vlersuar ????????
Përgjigju -
I beni nje pyetje këtij DERDIMENI ANTIAMERIKAN: Pse sillet si derdimen i "veshur" me flamurin e USA-s?
Përgjigju -
Sa kushton ky udhetim? Kam te deejte te pyes se jam tatimpagues.Sepse inst qe ngarkohen per kte pune, nuk jau mban te kontrollojne e nuk bejne transparency. Klsh psh int amorf dhe I paafte
Përgjigju -
Vazhdo nga te duash...nuk ta vari as Kurti as kosovaret
Përgjigju -
Pergezime z. Edi Rama per kete rrugetim qe keni ndermarre. Keto takime jane ato te cilat do arrijne te sjellin rezultate te larta ne te miren e vendit, si dhe nje shenje per BE qe te jete krahe e jona. Rrespekte ????????????????????????
Përgjigju -
Suksese ne takimet qe do te zhvilloni kryeminister.Respekte
Përgjigju -
Urojme te jete nje dite po aq e suksesshme sa e djeshmja
Përgjigju -
Suksese dhe presim lajme pozitive
Përgjigju -
Suksese z.Rama dhe ne kete takim te radhes
Përgjigju -
Uroj te kemi lajme te mira
Përgjigju -
Takime sa me te mbara
Përgjigju -
FORCA GJIGAND....
Përgjigju










Komente
Komento