Sot Dita e Mësuesit, 129 vite nga
Mësonjëtorja e parë, uron politika

Sot shënon data 7 Mars Dita e Mësuesit që përkujtohet si një ngjarje me rëndësi kulturore në gjitha trojet shqiptare kur të gjithë kujtojmë mësuesit dhe nderojmë kontributin e tyre në edukimin e brezave të rinj.

Ka qënë e para ministrja Nikolla e cila ka uruar të gjithë mësuesit për festën duke vlerësuar meritat e tyre ka theksuar dhe nevojën për mbështetje per te larguar politiken nga shkolla

"Vendosja e sistemit të ri të emërimit përmes portalit “Mësues për Shqipërinë”, është një pikë e rëndësishme kthese, por ende kemi shumë për të bërë. Vijojmë me një skemë të re kualifikimi, pasi, siç Ti e di, vlerësuam nevojat e secilit prej jush me një testim kombëtar. Jam shumë e vendosur për të luftuar korrupsionin dhe larguar politikën nga shkolla, por më duhet edhe ndihma jote. Nëse shkolla është vendi ku e ardhmja hedh rrënjë, atëherë po shkolla është vendi ku e tashmja kërkon përfshirjen e të gjithëve.Ndjesë për emocionet e mia, por dhe më shumë ndjesë nëse diku nuk ia kam dalë të jem edhe zëri yt."-shkruan Nikolla 

Urimi i ministres Nikolla për 7 Marsin

rama
rama

Rama uron nga Shkodra:Gezuar festen te gjithe mesuesve
Kryeminsitri Rama e ka cilësuar krenari e privilegj qe e uroi 7 marsin nga qyteti i Shkodrës
"Privilegj t'u uroja 7marsin mesuesve te 28Nentorit te Shkodres, nr1 ne Shqiperi per rezultatet ne 2015:-) Gezuar festen te gjithe mesuesve!"-shkruan Rama ne rrjetin e tij social Facebook

rama nikolla
rama nikolla
(Kryeministri Rama dhe Ministrja e Arsimit Nikolla në shkollën 28 Nëntori në Shkodër)

Tahiri- mësuesve: Gëzuar 7 Marsin, mësojuni fëmijëve të jenë të lirë
Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri ishte sot me rastin e 7 Marsit, për të uruar dhe bashkëbiseduar me mësues dhe nxënës të shkollave të mesme “Sami Frashëri” dhe “Myslym Keta” në Tiranë. Pjesë nga mesazhi i Tahirit gjatë bashkëbisedimit:

"Duke përdorur eksperiencën time, për t’ju thënë modestisht, jepini mundësinë nxënëseve dhe nxënësve të jenë ata që duan të jenë, të jenë të lire, të kenë mundësinë të mendojnë ndryshe, të kenë mundësitë të përballen me idetë e tyre, të kenë mundësinë të përballen me të kundërtat e tyre dhe të kenë mundësinë të forcojnë bindjen për të vazhduar përpara, të lirë në rrugën e tyre. Unë besoj se dhurata më e mirë që mund t’i bëni fëmijëve është të kenë mundësinë që nën balancën ndërmjet disiplinës dhe lirisë të jenë të lirë të zgjedhin fatin e tyre dhe kjo është detyra më e shtrenjtë e juaja."-tha Tahiri ne kete 7 Mars

tahiri
Urimi i Ministrit të Brendshëm Tahiri për 7 marsin

Gjermeni në Lushnje: Mirenjohje për sakrificen dhe lodhjen tuaj
Ministrja Gjermeni me rastin e festës së mësuesit vizitoi gjimnazin "18 tetori" në Lushnje, shkollë të cilën e ka në patronazh.

 Gjermeni
Gjermeni takoi stafin pedagogjik  dhe thejksoi se kjo është një 10 gjimnazet më të mira në Shqipëri madje shprehu respekt dhe mirënjohje për sakrificën e tyre.
 
"Kemi besuar tek ju fëmijët tanë. Mundohemi t'i edukojmë në familjet tona, por roli juaj është shumë i rëndësishëm për brezin e ri. Unë jam një ndër nxënësit e diplomuar Mësimdhënia është art dhe nuk e ndërroj me asnjë profesion tjetër. Godina e gjimnazit është në rikonstruksion. Ndaj 46 mësuesit dhe 720 nxënësit e zhvillojnë mësimin tek gjinnazi "Vath Koreshi". -tha Gjermeni nga Lushnja

7 Marsi përkon edhe me hapjen e Mësonjtores së parë shqipe në Korçë në 1887, ishte arsyeja e kthimit të kësaj date në një festë për gjithë arsimtarët. Që nga kjo ditë, “Mësonjtorja e parë” hyri në histori si pionierja e arsimit kombëtar dhe dita e çeljes së shkollës si festë

Gjatë ditës së sotme pritet të zhvillohet aktivitete të shumta ku mësuesit do të jenë në qendër të vëmendjes për dhurata apo urime të përzemërta.

Apeli i Kodhelit për 7 Marsin: I rëndësishëm, mësimi i gjuhës angleze
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli u takua me stafin pedagogjik të Qendrës së Gjuhëve të Huaja të Forcave të Armatosura, me rastin e 7 marsit. Gjatë fjalës së saj, ministrja tha se zotërimi i një gjuhe të huaj, e sidomos asaj angleze, është i domosdoshëm.

kodheli 7 marsi

“Duhet të kuptojmë se sa i rëndësishëm është mësimi i një gjuhe. Gjuha e Aleancës, ku ne bëjmë pjesë krenarisht, që është gjuha angleze. Gjuhë pa të cilën askush nuk mund të bëjë asgjë në kushtet kur vendet aleate të NATO janë në ndërveprim, janë në misione të përbashkëta, janë në operacione të përbashkëta dhe e vetmja gjë përveç artit ushtarak që i lidh këto struktura, është pikërisht gjuha angleze
”, tha Kodheli duke u uruar mësuesve festat e 7-8 marsit.


Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen