Sot dita e Skënderbeut, kërkon
mrekullinë përballë kroatëve

Sot dita e Skënderbeut, kërkon<br />mrekullinë përballë kroatëve
Sonte në 20:00 do të zhvillohet ndeshja e kthimit mes Skënderbeut dhe Dinamos së Zagrebit në "Elbasan Arena".

Trajneri i Skëndërbeut, Ilir Daja duket se ka gjithçka nën kontroll dhe se ekipi është gati për të përballuar një tjetër 90-minutësh që, siç e përmend ai, duhet konsideruar si i pari, pa menduar që kanë shënuar gol në fushën kundërshtare.
 
Gjithsesi, përpara kësaj ndeshjeje Daja e ka një merak: “Të mos bëjmë paraqitjen që bëmë në pjesën e dytë atje, pavarësisht se golin e pësuam në sekondat e fundit. Nuk duhet t'i lëmë administrimin e topit kundërshtarit, por të bëjmë si kemi bërë në të gjtiha këto ndeshje, ku përqindjen e mbajtjes së topit e kemi patur ne më të lartë”.
 
Ndërkohë që veç aspektit sportiv, trajneri i korçarëve është i bindur se do të jetë një tjetër Skëndërbe ky i "Elbasan Arenës": “Do të shikoni një Skëndërbe tjetër këtë herë, pasi do të kemi me vete lojtarin e 12 që janë tifozët, ajo pjesë që i jep një tjetër entuziazëm skuadrës”.
 
Ndeshja mes Skëndërbeut dhe Dinamos së Zagrebit do të zhvillohet ditën e enjte në orën 20:00, në "Elbasan Arena", e vlefshme për kualifikimin për në fazën e grupeve të kupës Europa League. Skuadra korçare do të ketë në dispozicion dy rezultate, si barazimin 0-0 dhe fitoren.
 
Cvitanovic: Eliminimi nuk do të ishte tragjedi
Nervoz dhe aspak i qetë. Sinjale këto që të bëjnë të kuptosh se trajneri Dinamos së Zagrebit i trembet jo pak Skënderbeut. Nga salla e konferencave për shtyp në stadiumin Elbasan Arena, Mario Cvitanovic theksoi se një eliminin i mundshëm në play-offin nga skuadra shqiptare, nuk do të ishte tragjedi për Dinamo Zagrebit që në këtë takim të kthimit duhet të shënojë patjetër një gol për të tentuar kualifikimin.
 
“Në futboll nuk ka tragjedi, tragjeditë ekzistojnë vetëm në jetën private, futbolli është një sport i bukur dhe duhet shijuar por çfarëdo që të ndodhë gjatë një ndeshjeje, kurrësesi nuk mund të konsdirohet një tragjedi. Krahasuar me ndeshjen e parë ne duhet të vendosemi më mirë në fushë, të luajmë më mirë dhe të fitojmë.
 
Nuk e kemi marrë lehtë Skënderbeun në ndeshjen e parë të jeni të sigurtë për këtë. Megjithatë objektivi ynë është që në këtë ndeshje të kthimit të bëjmë një paraqitje shumë herë më të mirë, pasi kemi ardhur këtu për të kaluar turin dhe për tu kualifikuar në grupet e Europa League”.
 
Në Elbasan, në gatishmëri 350 policë
Policia ka zbardhur planin e masave për ndeshjen që do të zhvillohet nesër mes Skënderbeut dhe Dinamos së Zagrebit, e vlefshme për fazën e “Play-Off” të Europa League në 20:00.
 
Në dispozicion për të garantuar sigurinë e ndeshjes do të angazhohen 350 punonjës policie nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, Komisaraitet vartëse të saj dhe nga FNSH-ja e Tiranës. Ndeshja e parë përfundoi 1-1 në Kroaci, ndërsa Skënderbeu është shumë pranë kualifikimit.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

‘Express’: Dhërmiu, destinacioni i bukur i Evropës për vitin 2024

‘Express’: Dhërmiu, destinacioni i bukur i Evropës për vitin 2024