Sonte në Paris do të zbulohet edhe fituesi i “Topit të Artë” për vitin 2018. Në orën 21:00 starton ceremonia që do të zbulojë fituesin e këtij viti të përcaktuar nga votat e 173 gazetarëve nga e gjithë Bota. Parashikimet janë që fituesi i këtij viti do jetë kroati Luka Modric duke lënë pas Cristiano Ronaldon dhe francezin Griezmann. Këta dy të fundit mesa duket do të bojkotojnë edhe ceremoninë e mbrëmjes së sotme.
Në këtë mënyrë pas 10 vitesh duket se sot do të marrë fundi epoka Messi-Ronaldo, pasi Modric është gati të fitojë çmimin prestigjoz individual që jepet nga “France Football”. Gjatë këtij viti Modric është shpallur si lojtari më i mirë nga FIFA dhe UEFA. Gjatë 2018-s, Modric fitoi Championsin me Real Madrid dhe dërgoi Kroacinë në finale e Botërorit duke u shpallur edhe lojtari më i mirë i Kupës së Botës