Sot Dita e Verës, festimet në Tiranë më 17 mars

Sot Dita e Verës, festimet në Tiranë më 17 mars

Festimet e Ditës së Verës në Tiranë do të zhvillohen të dielën, në 17 Mars, pasi sot moti i ftohtë dhe me shi, është i papërshtatshëm për mbi 50 aktivitetet e përgatitura nga Bashkia e Tiranës për këtë ditë feste.

Ishte kryebashkiaku Erion Veliaj që përmes një sondazhi kërkoi mendimin e qytetarëve nëse do të donin që festimet të shtyheshin me 17 mars për shkak të motit që premton t ëjetë i ngrohtë në atë ditë. Qytetarët u shprehën pro zhvillimit të festimeve në datën 17 Mars.

“Falë 10 mijë votave të qytetarëve kemi vendosur që Ditën e Verës ta festojmë në ditë me diell dhe jo me shi. Në fund të ditës, festojmë jo për qejf të kalendarit, por për qejf të njerëzve. Meqë shumica e njerëzve duan që të mos lagen dhe fëmijët ta gëzojnë Ditën e Verës për t’u argëtuar në Tiranë, ku do të ketë rreth 50 aktivitete, me mbi 80% të votave qytetarët vendosën se duan ta festojnë të dielën, sidomos edhe ata që janë në punë private dhe ndoshta të enjten nuk kanë mundësi”, shkruante Veliaj.

Më datë 17, do të ketë aktivitete në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në dhjetëra të tjera, te Liqeni i Tiranës.

 

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja