Një aktivitet u mbajt sot në Maliq për ditën ndërkombëtare të të drejtave të fëmijëve.

Marshimi u mbajt në rrugët kryesore të qytetit dhe për rreth 1 orë fëmijët kanë marshuar me shkrimin në duar “Na Mbroni”.

Ky aktivitet u mundësua me bashkëpunimin nga Misioni Emanuel në Bashkëpunim me Bashkinë Maliq dhe gjimnazin "Skënderbeu".

20 nëntori njihet si Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve ndaj dhe nesër priten aktivitete të tjera edhe në bashkinë e Korçës.