Sot ‘dita pa makina’ në Tiranë, rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve nga ora 8 e mëngjesit deri në 14:00
Sot, qytetarët në Tiranë duhet të lënë makinat dhe të shkojnë në punë në këmbë, për t'i dhënë mundësi, të paktën për një ditë, mjedisit që të 'shpëtojë' nga ndotja e gazrave të çliruar.
Redaksia 22 Shtator 2021, 07:27 | Përditesimi: 22 Shtator 2021, 15:30
Sot, qytetarët në Tiranë duhet të lënë makinat dhe të shkojnë në punë në këmbë, për t'i dhënë mundësi, të paktën për një ditë, mjedisit që të 'shpëtojë' nga ndotja e gazrave të çliruar.
Në kuadër të “Javës Europiane të Lëvizshmërisë”, Bashkia e Tiranës ka rikthyer më 22 shtator nismën “Dita pa Makina”, e cila synon ndërgjegjësimin e qytetarëve që të shmangin të paktën për një ditë përdorimin e automjeteve të tyre, të cilat janë edhe ndotëset kryesore të ajrit.
Për të garantuar mbarëvajtjen e aktiviteteve të shumta dhe për t’i dhënë mundësi qytetarëve që të festojnë qetësisht, janë marrë të gjitha masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve nga ora 08:00 deri në orën 14:00, në disa prej rrugëve të qytetit.